☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 05 August 2026
S&P 500 7,737 ▲1.79%
DOW 54,086 ▲1.71%
NASDAQ 26,585 ▲2.59%
NAFTA 76.26 ▲0.65%
ARI 4,215 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,188 ▲ +0.99% ETH $1,874 ▲ +0.98% XRP $1.0667 ▼ -0.66% SOL $74.1900 ▲ +1.3%
S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.26 ▲0.65 % ARI 4,215 ▲1.51 % S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.26 ▲0.65 % ARI 4,215 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Bota

INDI – Mbi 100 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

NJU DELHI, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën në Indi si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të musoneve që nga fillimi i muajit korrik.

”Fatkeqësia ka detyruar gjithashtu mijëra banorë të evakuohen nga zonat e prekura”, njoftuan sot autoritetet.

Shteti verilindor i Asamit është goditur më rëndë, ku sipas kryeministrit të shtetit, Himanta Biswa Sarma, të paktën 87 persona kanë humbur jetën.

Vetëm në distriktin Sivasagar janë regjistruar të paktën 47 viktima, ndërsa shumë zona vazhdojnë të jenë të përmbytura.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të kontribuojnë financiarisht për operacionet e shpëtimit dhe rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar.

“Shkatërrimi që po shohim është i paprecedentë krahasuar me çdo katastrofë që këto rajone kanë përjetuar më parë”, shkroi Sarma në rrjetin social X.

Edhe shteti jugor i Keralës është prekur rëndë.

Kryeministri i këtij shteti, V.D. Satheesan, bëri të ditur se të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas disa ditësh reshjesh intensive.

Mbi 10 mijë banorë janë strehuar në rreth 300 qendra emergjence, ndërsa reshjet vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Në territorin himalajan të Jammu dhe Kashmirit, ku janë regjistruar rreth 35 episode reshjesh të rrëmbyeshme, kanë humbur jetën të paktën 31 persona, sipas mediave shtetërore.

Sezoni i musoneve, që zgjat nga qershori deri në shtator, siguron 70–80% të reshjeve vjetore në Azinë Jugore dhe është jetik për bujqësinë dhe ekonominë e rajonit.

Megjithatë, ai sjell çdo vit edhe pasoja të rënda në njerëz dhe infrastrukturë.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po rrisin si shpeshtësinë, ashtu edhe intensitetin e fenomeneve ekstreme të motit, duke bërë që përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut të ndodhin gjithnjë e më shpesh./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.