Indonezi, të vdekur dhe të zhdukur nga shpërthimi i vullkanit (VIDEO)
Tre persona kanë vdekur dhe më shumë se dhjetë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi vullkanik në Ishujt Maluku të Indonezisë.
“Ka tre të vdekur, dy të huaj dhe një banor i ishullit Ternate”, tha për Kompas TV Erlichson Pasaribu, shefi i policisë së provincës Halmahera Veriore, në Indonezinë lindore.
Siç raporton BBC, shpërthimi i vullkanit Dukono shkaktoi një re hiri 10 kilometra të lartë.
Kërkimet janë duke u zhvilluar për të zhdukurit, ndërsa ka edhe disa të plagosur. Sipas informacioneve të deritanishme, të zhdukurit janë alpinistë, përfshirë disa nga Singapori.
Anëtarëve të komunitetit, si dhe vizitorëve në zonat përreth Dukonos, u kërkohet të shmangin aktivitetet brenda një rrezeje prej 4 km nga vullkani dhe të mbajnë maska mbrojtëse për të shmangur thithjen e hirit.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen aktualisht të gjejnë të zhdukurit , ndërsa forcat e policisë janë vendosur për të evakuuar zonat. Sipas autoriteteve lokale, një pajisje që mbante në dorë njëri prej të zhdukurve kishte transmetuar më parë një sinjal SOS.
“Ekipi ynë është në rrugë e sipër. Ende nuk është konfirmuar nëse ka të lënduar. Sipas raportimeve, rreth 20 persona po kërkohen”, tha zyrtari i kërkim-shpëtimit Ivan Ramadani për AFP në telefon më parë.
Ai konfirmoi se të 20 personat janë alpinistë, edhe pse, siç raporton ERT, zona ishte mbyllur për vizitorët që nga 17 prilli , pasi shkencëtarët kishin vërejtur një rritje të aktivitetit vullkanik.
Kreu i Shërbimit Gjeologjik të qeverisë, Lana Saria, tha se shpërthimi në mëngjes herët u shoqërua nga një “tingull i fuqishëm” dhe një re e trashë tymi që arriti rreth 10 kilometra nga maja e Dukono, në provincën Maluku të Veriut.
Vullkani Dukono është aktualisht në nivelin e tretë më të lartë të alarmit në sistemin me katër nivele të Indonezisë.
INFO GUNUNG ERUPSI !Terjadi erupsi “GUNUNG DUKONO” – Maluku Utara pada hari Jumat, 08 Mei 2026, pukul 07:41 WIT dengan tinggi kolom abu letusan teramati ± 10000 m di atas puncak (± 11087 m di atas permukaan laut), berwarna putih, kelabu hingga hitam dengan intensitas tebal ke… pic.twitter.com/TEvKIwCj5A


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.