☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.68 ▲0.67%
ARI 4,020 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $77,170 ▼ -4.98% ETH $2,216 ▼ -6% XRP $1.2179 ▼ -8.01% SOL $93.1900 ▼ -8.91%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.68 ▲0.67 % ARI 4,020 ▼0.29 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.68 ▲0.67 % ARI 4,020 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Informaliteti, shkak korrupsioni/ Në Shqipëri 35 për qind e ekonomisë është informale

Rreth 30-35% e ekonomisë shqiptare është informale. Ky është vlerësimi i Bankës Botërore pasi vetë qeveria nuk ka shifra se sa është kjo dukuri. Me gjithë aksionet dhe nismat e ndërmarra, raportet e institucioneve ndërkombëtare dëshmojnë se nuk kanë qenë efektive në luftën ndaj evazionit fiskal.
Pandemia e Covid-19 zbuloi edhe një herë nivelin e lartë të evazionit sipas Bankës Botërore, me punonjës që nuk deklarohen dhe biznese që i shmangen shtetit.

Duket se infomaliteti sillet në vëmendje vetëm gjatë sezonit turistik kur tatimet nisin aksionet për të goditur bizneset në shkelje. Eksperti Eduart Gjokutaj shpjegon se nisma të tilla çorientojnë edhe biznesin e ndershëm dhe nuk mund të mbajnë nën kontroll evazionin një kohë kur ai nuk është i matshëm.

“Aksionet krijojnë probleme të caktuara pasi nuk mund të kontrollohet efekti apo dëmi që bie te biznesi i një nisme të tillë. Nëse do kishim një qasje të strukturuar nuk duhet të bënin aksione, duhet të bënim matjen e evazionit. Lufta ndaj evazionit nuk është vetëm e tatimeve, por e gjithë shtetit. Ushtrohet presion mbi ato që janë të formalizuar dhe ndërkohë ata që janë informal nuk janë të ndjeshëm ndaj nismave të tilla pasi nuk ndjejnë presionin e mjaftueshëm pasi është sezonal.”

Mungesa e identifikimit të ekonomisë gri shton Gjokutaj bën që çdo nismë e ndërmarrë për reduktimin e saj të jetë jo efektive.

“Nëse ekonomia informale nuk ngacmohet me një plan të strukturuar, nuk ia ndjen fare për nisma të tilla pasi është më rehat të jetë aty e pa vëzhguar dhe i zgjidh gjërat përmes korrupsionit.

Sipas Gjokutaj lufta ndaj informalitetit duhet të jetë frontale dhe qeveria duhet të marrë masa për të shmangur përjashtimet tatimore që ushqejnë evazionin dhe si dhe të rrisë kapacitetet mbi një plan strategjik për ngushtimin e tij që nuk përfshin aksionet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.