☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,058 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,221 ▲ +1.64% ETH $2,367 ▲ +2.13% XRP $1.3412 ▲ +3% SOL $102.3400 ▲ +2.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,058 ▼0.4 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,058 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Instalacioni “Tingujt që flasin” në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve

Në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve u bë sot inaugurimi i instalacionit artistik “Tinguj që flasin”, i artistit Ergys Krisiko.

Vepra e Krisikos u shpall me herët fituese e granteve të “Heritage is our brand”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga DMO Albania dhe EU Policy Hub/Forumi i Politikave të Integrimit në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Pranë instalacionit metalik në formën e një fyelli, dëgjohet edhe tingull i veglës muzikore. Instalacioni është frymëzuar nga “fyelli i Gramshit” dhe historia e Tanës, duke sjellë në vëmendje një prej thesareve të trashëgimisë sonë kulturore jomateriale. Përmes artit, ai rikthen në jetë tingujt që kanë përcjellë ndër shekuj dashuri, mall, kujtime dhe komunikim.

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm: Benida Kraja, drejtore e Politikave për Trashëgiminë Kulturore, Entela Sulka, drejtuese programi në Delegacionin e BE në Tiranë, përfaqësues të organizatave zbatuese, stafi i artistit Krisiko, etj.

Kjo vepër arti është ndër 15 produktet artistike të projektit Heritage is Our Brand që do lënë një vlerë të shtuar për komunitetin dhe trashëgiminë shpirtërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.