☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.19 ▲1.29%
ARI 4,060 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,962 ▲ +1.61% ETH $2,358 ▲ +2.07% XRP $1.3343 ▲ +2.9% SOL $101.7200 ▲ +1.71%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,060 ▼0.36 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,060 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

INSTAT: Italia, partneri kryesor tregtar

Importet e mallrave nga Italia në Shqipëri, gjatë muajit prill të vitit 2016 u rritën me 5.6 për qind, duke arritur në 14.5 miliardë lekë, kur në prill të një viti më parë u importuan 13.7 miliardë lekë.

Edhe eksportet shënuan rritje prej 22.7 për qind gjatë muajit prill. Nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i vendit. Referuar statistikave, eksportet e Shqipërisë drejt Italisë në prill 2016, llogariten 11.5 miliardë lekë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet nga Italia llogariten 9.3 miliardë lekë.

Sipas INSTAT-it, me Italinë, shkëmbimet tregtare zënë 39.5 për qind të totalit. Si katërmujor importet nga Italia llogariten 52.2 miliardë lekë, ndërsa eksportet 43.2 miliardë lekë.

Në vlerën e lartë të mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “tekstile dhe këpucë”. Importi i kësaj kategorie arriti për periudhën katërmujore, janar-prill vlerën e 12.6 miliardë lekëve.

Ndërsa grupi i dytë me peshë në totalin e importeve për periudhën katërmujore ishte grupi “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 10.5 miliardë lekëve. Ndërsa importet nga grupi ‘minerale dhe lëndë djegëse dhe energji elektrike” arritën në vlerën 5.6 miliardë lekë.

Në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Eksporti i kësaj kategorie arriti për periudhën janar-prill vlerën e 28.5 miliardë lekëve. Ndërsa eksportet e grupit “materiale ndërtimi dhe metale” në katërmujorin e parë të këtij viti shënuan vlerën e 4 miliardë lekëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.