☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 13 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▲0%
ARI 4,409 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,336 ▲ +0.17% ETH $2,514 ▼ -0.36% XRP $1.3597 ▼ -0.5% SOL $101.4200 ▼ -0.14%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▲0 % ARI 4,409 ▲0 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▲0 % ARI 4,409 ▲0 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Investimi 30 milionë dollarë në aksin e ri Elbasan-Berat, frymëmarrje potencialit ekonomik

Investimet në infrastrukturën rrugore, po i japin impakt të ri zhvillimit të resurseve dhe potencialeve ekonomike të vendit.

Përfundimi i punimeve në aksin e ri rrugor që lidh Beratin me Elbasanin, jo vetëm që shkurton me 1 orë kohën e lëvizjes mes dy qyteteve, por do të sjellë përfitime edhe për rreth 200 mijë  banorë të zonës.

Kryeministri Edi Rama inspektoi përfundimin e një prej segmenteve kryesore të saj, Cërrik – Belsh – Ura Vajgurore – Kuçovë, 36 kilometra, një investim prej afro 30 milionë dollarësh, i cili përshkon të gjithë zonën e Dumresë, Cërrikun, Belshin kalon në Kozarë, Kuçovë dhe Urën Vajgurore. Kanë përfunduar 2 nga 4 segmentet dhe po punohet intensivisht në dy segmentet e tjera dhe i gjithë aksi pritet që në verën e këtij viti të jetë funksional. Rruga lidh një zonë me potenciale të larta bujqësore dhe turistike.

Rruga merr një vlerë edhe më të madhe, jo vetëm se lehtëson lëvizjen, por ul edhe koston e daljes së prodhimeve të fermerëve në treg. “Këto janë 35 kilometra të reja faktikisht dhe janë transformuese për të gjithë zonën, edhe për lëvizshmërinë, edhe për shpejtësinë e lidhjes midis zonave të banuara këtu dhe Beratit, Elbasanit, Tiranës, por janë shumë të rëndësishme për të gjithë ekonominë bujqësore, sepse krijojnë një lehtësi të jashtëzakonshme për të gjithë fermerët dhe i shpëtojnë njëherë e mirë nga të gjithë torturat e nxjerrjes së prodhimit në treg,” tha Rama.

“Është një aks i ri që lidh Elbasanin me Beratin. Kap një zonë me potencial ekonomik të jashtëzakonshëm, Belshi, Dragoti, Cërriku, krejt pjesa e Dumresë. Rreth 200 mijë përfitues ka zona. Më shumë sesa zona kjo hap të gjithë lidhjen e pjesës që vjen pas Elbasanit, Korçës dhe Tiranës me lidhjen e Beratit dhe mbledh të gjithë pjesën e prodhimeve bujqësore, pjesës interesante turistike. Ka një vlerë prej rreth 30 milionë dollarë. E kemi ndarë në 4 segmente. Segmentet kanë ecur shumë mirë dhe besoj deri nga vera, ne mbarojmë pjesën kryesore. Ky segment është i mbaruar. Është jashtëzakonisht i mirëpritur nga zona dhe ka dhënë absolutisht akses që në këtë moment pa përfunduar punimet,” u shpreh Benet Beci, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.