Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 27 July 2026
S&P 500 7,390 ▼0.3%
DOW 52,038 ▲0.18%
NASDAQ 24,828 ▼0.59%
NAFTA 82.73 ▼7.37%
ARI 4,073 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
₿ CRYPTO
BTC $65,056 ▲ +0.48% ETH $1,945 ▲ +1.54% XRP $1.0954 ▼ -0.64% SOL $76.2000 ▲ +0.98%
S&P 500 7,390 ▼0.3 % DOW 52,038 ▲0.18 % NASDAQ 24,828 ▼0.59 % NAFTA 82.73 ▼7.37 % ARI 4,073 ▲0.05 % S&P 500 7,390 ▼0.3 % DOW 52,038 ▲0.18 % NASDAQ 24,828 ▼0.59 % NAFTA 82.73 ▼7.37 % ARI 4,073 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
27 Jul 2026
Breaking
roze

Ish-i i JLo shpërthen ndaj Diddy: “E kërcënonte dhe e frikësonte”

Ojani Noa, ish-bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez, ka bërë deklarata të forta për marrëdhënien e këngëtares me Sean “Diddy” Combs, duke pretenduar se romanca e tyre ishte arsyeja kryesore e prishjes së martesës së tij me artisten.

Në një intervistë për The US Sun, Noa kujtoi se në fund të viteve ’90 gjithçka po shkonte mirë mes tyre, derisa Lopez nisi punën për albumin e saj debutues On The 6, ku Diddy u angazhua si producent i disa këngëve.

“Gjithçka ishte perfekte dhe ishim shumë të dashuruar. Unë po merresha me hapjen e klubit të natës ‘The Conga Room’ në Los Angeles, ndërsa Jennifer ishte në New York dhe Miami duke regjistruar albumin. Pikërisht atëherë hyri në lojë Diddy,” tha ai.

Sipas Noas, Lopez dhe Diddy njiheshin shumë përpara se media ta zbulonte lidhjen e tyre.

“Ajo filloi të kalonte gjithnjë e më shumë kohë me të, ndërsa unë e shihja gjithnjë e më pak. Më pas nisën thashethemet. Miqtë e mi në hotelet e Miamit më telefononin dhe më thoshin se i kishin parë bashkë,” pretendoi ai.

Noa tha se Lopez i mohonte akuzat, duke këmbëngulur se marrëdhënia me Diddyn ishte vetëm profesionale. Megjithatë, sipas tij, gjithçka ndryshoi kur pa një fotografi ku këngëtarja ishte ulur në prehrin e reperit.

“Filluam të grindeshim shumë, sepse isha i bindur se ajo po më tradhtonte,” u shpreh ai.

Aktori kubanez tregoi se një herë udhëtoi pa paralajmërim nga Los Angeles në Miami për ta takuar Lopez në hotelin ku po qëndronte, por vizita përfundoi me një debat të ashpër.

Noa rrëfeu edhe një përballje të drejtpërdrejtë me Diddyn gjatë festës së ditëlindjes së asistentes së Lopez në Los Angeles.

“Shkova tek ai dhe i thashë të largohej. Ai më tha të tërhiqesha dhe më pyeti kush isha. I thashë: ‘Ke fjetur me gruan time’,” pretendoi Noa.

Ai shtoi se në atë periudhë Lopez kishte tentuar t’i jepte fund marrëdhënies me Diddyn, por, sipas tij, reperi e kishte kërcënuar atë dhe familjen e saj.

Në një tjetër episod që rrëfen Noa, Lopez e telefonoi e frikësuar pasi Diddy, sipas pretendimeve të tij, kishte shkuar pranë shtëpisë së saj në Los Angeles dhe po thërriste emrin e saj.

“Ajo më tha se kishte frikë. Shkova menjëherë. Kur mbërrita, ai filloi të bërtiste. Jennifer më lutej të mos e përballoja, sepse më tha se ai kishte armë. Unë i thashë se nuk kisha frikë prej tij,” rrëfeu Noa.

Sipas tij, policia mbërriti në vendngjarje pasi ishte njoftuar nga një fqinj, ndërsa Diddy u largua.

Deri më tani, përfaqësuesit e Jennifer Lopez dhe Sean “Diddy” Combs nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve.

Jennifer Lopez dhe Ojani Noa ishin të martuar nga viti 1997 deri në vitin 1998. Ndërsa Lopez e bëri publike lidhjen me Diddyn në vitin 1999, çifti u nda në vitin 2001.

Gjatë asaj periudhe, të dy u përfshinë edhe në incidentin e njohur të të shtënave në një klub nate në New York, ku Lopez u ndalua për mbi 12 orë nga policia, por nuk u akuzua kurrë për ndonjë vepër penale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.