☁️
Tiranë 13°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,660 ▲ +0.2% ETH $2,355 ▲ +0.74% XRP $1.3005 ▲ +1.03% SOL $101.8100 ▲ +0.49%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Kosova

Islami: Veljko Odaloviqi vazhdon të provokojë viktimat e luftës dhe të pengojë zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Analisti i sigurisë, Avni Islami ka thënë se veprimtaria e vazhdueshme e Veljko Odaloviqit në krye të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur përbën një provokim të hapur dhe një fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave të luftës në Kosovë.

Islami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ai deri në vitin 1999, ishte zyrtar i lartë i regjimit kriminal të Sllobodan Millosheviqit, duke mbajtur pozitën e Kryetarit të Qarkut të Kosovës me qendër në Prishtinë.

“Pas tërheqjes së forcave serbe, ai vazhdoi karrierën e tij politike në Beograd”, ka shkruar Islami.

Ai thekson se që nga viti 2006, angazhimi i Odaloviqit në procesin e trajtimit të çështjes së personave të zhdukur ka qenë burim i vazhdueshëm tensionesh dhe pengesash në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për shkak të kundërshtimeve të vazhdueshme nga institucionet e Kosovës.

Në reagimin e tij, Islami akuzon Odaloviqin se po udhëheq një fushatë agresive të bazuar në dy drejtime kryesore.

Sipas tij, i pari ka të bëjë me arsyetimin dhe mohimin e krimeve të luftës ndaj civilëve shqiptarë.

“Sot, Odaloviq vazhdon të udhëheqë një fushatë agresive që bazohet në dy drejtime të rrezikshme:Arsyetimi i krimeve të luftës: Ai përpiqet të mohojë publikisht masakrat ndaj civilëve shqiptarë. Së fundmi, duke komentuar arrestimin e pesë të dyshuarve në rastin e njohur si “Reçaku dy”, ai e quajti zbatimin e ligjit si “presion ndaj serbëve” dhe kërcënoi se ky është “një mesazh për të dëbuarit”.Ai synon të manipulojë faktorin ndërkombëtar, duke i paraqitur serbët lokalë si të rrezikuar nga shqiptarët, me qëllim që të fshehë përgjegjësinë shtetërore të Serbisë dhe të pengojë integrimin e tyre.Institucionet e Kosovës mbeten të vendosura në kërkesën për drejtësi dhe zbardhjen e fatit të të gjithë të zhdukurve, duke refuzuar që kjo dosje humanitare të mbahet peng e figurave që i shërbyen regjimit të Millosheviqit”, ka shkruar Islami. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.