Islanda jashtë, Shqipëria brenda! Pse fitorja e “jo” në referendumin e Islandës është avantazh për vendin tonë!
JO-ja e Islandës në referendumin për riçeljen e negociatave me BE godet Brukselin, por jo Shqipërinë.
Një artikull i posaçëm nga Fondacioni Horizonte Euro-atlantike për Ballkanin Perëndimor kushtuar ndikimit të rezultatit të referendumit në Islandë për Ballkanin Perëndimor, nxjerr Shqipërinë si një nga vendet të cilat avantazhohet.
Sipas studiuesit bullgar të çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare, Vasil Vasiliev, një nga efektet e pakta pozitive të Jo-së islandeze në Ballkanin Perëndimor është forcimi i pozicionit të Shqipërisë si një kandidat i dytë në radhe për tu anëtarësuar menjëherë pas Malit të Zi.
Madje Jo-ja e Islandës mund të shërbejë edhe si një rrugë e re për BE. Përderisa islandezët votuan që mos bëhen pjesë e BE, port ë vijojnë të mbeten të integruar ekonomikisht në EEA dhe të lëvizin lirshëm në Shengen, atëherë Shqipëria dhe Serbia mund të inkurajohen nga oferta e Brukselit për anëtarësim të pjesshëm.
Pak muaj më parë, ishin kryeministri i Shqipërisë, Rama dhe Presidenti i Serbisë, Vuçiç që propozuan integrim gradual pa të drejtë veto. Por të integruar në tregun e përbashkët ekonomik europian dhe zonën Shengen. Me pak fjalë, njëjtë si Islanda.
Në përgjithësi, Jo-ja islandeze nuk është lajm i mirë për kandidatët në Ballkanin Perëndimor. Për Malin e Zi, është thikë me dy presa. Jo-ja, rrëzon shpresat e Podgoricës për skenarin e anëtarësimit çift me Islandën në BE.
Por sërish, me largimin e islandëns, topi mbetet në fushën e Brukselit, pasi Mali i Zi mbetet pretendenti kryesor për tu anëtarësuar në BE në vitin 2028 dhe një dështim tjetër do të ishte një goditje fatale për planet e BE për zgjerimin.
Ngadalësimin më të madh të procesit, pritet ta ndjejnë dy vendet më pas në procesin e integrimit europian në rajon, Kosova dhe Ballkanit Perëndimor. Situata e re, do të sjellë një thellim të diferencimit në procesin e pranimit në BE, dhe Kosova bashkë me Bosnje-Herzegovinën, për shkak të krizave të tyre të brendshme, rrezikojnë seriozisht të mbeten shumë pas pretendentëve kryesore si Mali i Zi apo Shqipëria./abcnews/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.