☁️
Tiranë 27°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,671 ▲1.04%
DOW 52,650 ▲1.12%
NASDAQ 26,377 ▲1.13%
NAFTA 99.63 ▼2.78%
ARI 4,402 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,047 ▲ +0.04% ETH $2,538 ▲ +3.31% XRP $1.3529 ▲ +0.15% SOL $100.9800 ▲ +1.61%
S&P 500 7,671 ▲1.04 % DOW 52,650 ▲1.12 % NASDAQ 26,377 ▲1.13 % NAFTA 99.63 ▼2.78 % ARI 4,402 ▼0.13 % S&P 500 7,671 ▲1.04 % DOW 52,650 ▲1.12 % NASDAQ 26,377 ▲1.13 % NAFTA 99.63 ▼2.78 % ARI 4,402 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Bota

ITALI – Meloni dënon dhunën në Bolonjë pas vdekjes së një 42-vjeçari gjatë ndërhyrjes së policisë

ROMË, 20 korrik /ATSH-DPA/- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e cilësoi sot situatën në Bolonjë si “të papranueshme”, pas protestave që shpërthyen pas vdekjes së një 42-vjeçari maroken, gjatë një operacioni policor, ku dhjetëra persona mbetën të plagosur.

Meloni tha se ngjarja e së dielës duhet të hetohet me rigorozitetin më të madh dhe se e vërteta duhet të kërkohet deri në fund, pa paragjykime dhe pa përjashtime për askënd.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se asgjë nuk mund të justifikojë dhunën ndaj forcave të rendit.

“Personat që zgjodhën ta përdorin këtë incident si një pretekst, për të përfshirë qytetin në dhunë, për të sulmuar efektivët dhe për të përhapur trazira – duke rrezikuar edhe sigurinë e qytetarëve të pafajshëm, që nuk kishin asnjë lidhje me protestat – nuk kërkonin të vërtetën, por përplasje”, deklaroi kryeministrja italiane.

Deklarata e saj erdhi pas përleshjeve të djeshme, mes protestuesve dhe policisë në qytetin universitar të veriut të Italisë, i njohur historikisht si një qytet me mbështetje të fortë për partitë dhe lëvizjet politike të krahut të majtë.

Policia njoftoi sot në mëngjes se 64 efektivë u plagosën gjatë trazirave.

Shërbimet e emergjencës thanë gjatë natës se të paktën 11 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Shtetasi maroken, Abderrahim Fakir, i cili jetonte në Itali prej më shumë se 30 vitesh, humbi jetën të dielën në një rrugë të Bolonjës pasi u ndalua nga dy efektivë policie.

Pamjet në videon e regjistruar nga një banor vendas tregojnë 42-vjeçarin të shtrirë me fytyrë përtokë, ndërsa efektivët ndodheshin sipër tij dhe duart i kishte të prangosura pas shpine.

Ai dëgjohet duke bërtitur disa herë: “Ndihmë. Mjaft, mjaft!”, përpara se të mbetej i palëvizur. Më pas një mjek konfirmoi vdekjen e tij.

Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në Itali, mes akuzave për përdorim të tepruar të forcës nga policia.

Ministria e Brendshme italiane në Romë ka premtuar “transparencë të plotë” në hetimin e ngjarjes. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.