🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,756 ▼0.02%
DOW 53,894 ▼0.26%
NASDAQ 26,620 ▼0.27%
NAFTA 81.74 ▲4.55%
ARI 4,441 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $63,937 ▼ -1.94% ETH $1,876 ▼ -2.38% XRP $1.0192 ▼ -2.07% SOL $75.9600 ▼ -1.54%
S&P 500 7,756 ▼0.02 % DOW 53,894 ▼0.26 % NASDAQ 26,620 ▼0.27 % NAFTA 81.74 ▲4.55 % ARI 4,441 ▲0.94 % S&P 500 7,756 ▼0.02 % DOW 53,894 ▼0.26 % NASDAQ 26,620 ▼0.27 % NAFTA 81.74 ▲4.55 % ARI 4,441 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Bota

ITALI – Meloni & Frederiksen: Mbështesim krijimin e qendrave të kthimit të migrantëve në vende të treta

– Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe homologia e saj daneze, Mette Frederiksen kanë përsëritur kundërshtimin e tyre ndaj emigracionit të pakontrolluar, duke kërkuar përshpejtimin e zbatimit të plotë të Paktit Evropian për Migracionin dhe Azilin.

Në një mesazh të përbashkët të publikuar në rrjetet sociale, dy kryeministret shprehen të bashkuara nga dëshira për të mbrojtur Evropën nga ndikimet negative të flukseve të pakontrolluara të emigracionit.

Meloni dhe Frederiksen vendosin në qendër të propozimit të tyre krijimin e qendrave të kthimit në vende të treta, një çështje për të cilën të dyja kanë ushtruar presion prej kohësh.

Nisma ka marrë edhe mbështetjen e Partisë Popullore Evropiane (PPE), ndërsa Manfred Weber ka kërkuar nga Brukseli një udhërrëfyes detyrues për realizimin e këtyre qendrave.

Sipas dy kryeministreve, çështja nuk lidhet vetëm me “sigurinë e qytetarëve”, por edhe me mbrojtjen e “trashëgimisë kulturore të krishterë”, për të cilën shprehen “krenare”.

Ato theksojnë se kjo trashëgimi duhet “mbrojtur” nga ata që mund të “përpiqen të na imponojnë modele jetese që nuk i ndajmë”.

Në mesazhin e tyre, Meloni dhe Frederiksen nënvizojnë gjithashtu se respektimi i ligjeve duhet të shkojë paralelisht me respektimin e vlerave evropiane, si për “emigrantët ilegalë”, ashtu edhe për “miliona qytetarë të huaj që jetojnë ligjërisht” në vendet e tyre dhe në Evropë.

Dy kryeministret përmendin ndër pasojat e flukseve të pakontrolluara “rritjen e niveleve të kriminalitetit”, “presionin në rritje mbi shërbimet publike” dhe “gërryerjen e besimit të qytetarëve”.

Ato theksojnë gjithashtu se është “e rëndë” kur emigrantë ilegalë, të cilëve u mungon e drejta për të qëndruar në territorin evropian, kryejnë krime të dhunshme, trafikojnë drogë ose janë përgjegjës për dhunë seksuale.

Çështja e migracionit pritet të rikthehet në tryezën e 27 vendeve anëtare në Këshillin e ardhshëm Evropian të tetorit.

Meloni dhe Frederiksen pritet të drejtojnë sërish takimin e grupit për emigracionin, i cili është zgjeruar gradualisht deri në 22 vendet nënshkruese të letrës drejtuar Brukselit pas zhvillimeve në Ceuta./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.