⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.01% ETH $2,246 ▲ +0.33% XRP $1.1651 ▼ -1.82% SOL $89.9800 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

ITALI – Qeveria e Melonit bëhet më jetëgjata që pas Luftës së Dytë Botërore

ROMË, 4 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka vendosur një rekord historik me qeverinë e saj të krahut të djathtë, e cila që nga sot ka qenë në detyrë më gjatë pa ndërprerje se çdo qeveri tjetër që nga themelimi i Republikës Italiane në vitin 1946.

49-vjeçarja ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga qeveria e dytë e Silvio Berlusconit, e cila ishte në detyrë nga viti 2001 deri në vitin 2005.

Meloni, e cila gjithashtu drejton partinë e ekstremit të djathtë ”Vëllezërit e Italisë”, tani ka qenë kryeministre për 1 413 ditë.

Ajo u betua më 22 tetor 2022, si gruaja e parë që drejtoi një qeveri italiane.

Kabineti i dytë i Berlusconit zgjati 1 412 ditë.

Italia është karakterizuar nga ndryshime të shpeshta të qeverisë dhe paqëndrueshmëri politike gjatë dekadave të fundit.

Që nga themelimi i republikës 80 vjet më parë, vendi ka pasur 68 qeveri, të cilat zgjatën mesatarisht vetëm rreth 13 muaj.

Koalicioni i Melonit, i përbërë nga tre parti të krahut të djathtë dhe konservatore, ka qenë në pushtet për gati katër vjet.

Ky rekord vlen vetëm për mandatin e pandërprerë të një kabineti të vetëm.

Nëse llogariten së bashku disa qeveri të udhëhequra nga i njëjti kryeministër, Berlusconi mbetet përpara me më shumë se nëntë vjet në detyrë.

Meloni aktualisht renditet e shtata sipas kësaj mase.

Meloni e ka paraqitur jetëgjatësinë e qeverisë së saj si një sukses të madh.

Partia e saj po planifikon një tubim në qytetin portual jugor të Barit të premten në mbrëmje për të festuar këtë moment historik, ku edhe Meloni pritet të flasë.

Kritikët e akuzojnë atë se e ka kthyer jetëgjatësinë e qeverisë në një qëllim në vetvete dhe ankohen për ngërç politik./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.