🌫️
Tiranë 10°C · Mjegull 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 100.99 ▼2.21%
ARI 4,024 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,980 ▼ -1.18% ETH $2,314 ▼ -2.3% XRP $1.2843 ▼ -2.13% SOL $100.9800 ▼ -1.63%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 100.99 ▼2.21 % ARI 4,024 ▲0.41 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 100.99 ▼2.21 % ARI 4,024 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

Italianët të indinjuar, pasi Meloni shkurton ndihmën sociale

Qindra mijëra italianëve do t’u ndërpriten sot përfitimet sociale, pasi qeveria e kryeministres Giorgia Meloni vendosi kushte më të rrepta për marrjen e ndihmës sociale. Marrësit u informuan me mesazh që të premten e kaluar. Sipas raportimeve të mediave, rreth 169 000 familje janë të prekura nga shkurtimi drastik i ndihmës sociale.

Vëzhguesit besojnë se pagesat, të njohura si të ardhurat e qytetarëve, mund të pezullohen për 80 000 familje të tjera në fund të verës. Jugu, tradicionalisht pjesa më e varfër e Italisë, është veçanërisht e prekur nga masat e reja. Napoli, për shembull, ka numrin më të madh të njerëzve që marrin përfitime. Tash e tutje, të ardhurat e qytetarit do t’i marrin vetëm familjet në të cilat të miturit, personat me aftësi të kufizuara ose ku jetojnë të moshuarit mbi 65 vjeç.

Sindikatat dhe grupet e aktivistëve bënë thirrje për protesta kundër shkurtimeve. Në disa qytete të jugut u zhvilluan protesta para zyrave të agjencisë së mirëqenies sociale INPS.

Në Siçili, në komunën e Terrasinit, një i papunë shfryi mllefin e tij të hënën dhe u fut me forcë në zyrën e kryetarit të bashkisë, duke derdhur benzinë dhe duke kërcënuar se do t’i vërë flakën gjithçkaje.

Ai u ndalua nga policia. Politikanët e opozitës kritikuan ashpër masën e qeverisë. Ish-kryeministri Giuseppe Conte, i cili prezantoi të ardhurat e qytetarëve në vitin 2019, e quajti lëvizjen një “luftë ideologjike që po bëhet në kurrizin e më të cenuarve”.

Socialdemokratja Elly Schlein i quajti shkurtimet “brutale”. Kritikët i frikësohen një “katastrofe sociale”. Indinjata u shkaktua edhe nga fakti se ndërprerja u komunikua me sms. Pagesa e ndihmës sociale ishte një gjemb në këmbë për qeverinë e krahut të djathtë të Melonit, e cila dëshiron të reduktojë masivisht numrin e përfituesve të përfitimeve dhe shpenzimet për programin.

Partitë e djathta kanë pohuar vazhdimisht se të ardhurat e qytetarëve nuk jepnin një nxitje që ata që mund të punonin realisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.