☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.53 ▼5.4%
ARI 4,547 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,687 ▲ +0.95% ETH $2,135 ▲ +0.85% XRP $1.3694 ▲ +0.77% SOL $86.0000 ▲ +1.8%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.53 ▼5.4 % ARI 4,547 ▲0.8 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.53 ▼5.4 % ARI 4,547 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Anekdota

Ja ç’bën drejtësia/hetuesia popullore!

Ylli Manjani

Aq shumë janë molepsur ngjarjet e rrëfuera në publik për çështjen e Inceneratorëve saqë tani është e vështirë të kuptosh ku fillon e ku mbaron hetimi zyrtar e ku dallon nga llogjet mediatike.

E përsëris:
Copëtimi i çështjes hetimore në disa duar e në disa nëndosje, nxitimi për të bërë show me masa siguri (arresti me burg) si dhe lejimi i largimit nga hetimi i personave nga ku mund të nxirrej e vërteta e kësaj afere,janë dobësi të rënda të SPAK.

Veçanërisht arrestimet për bujë e kanë dëmtuar çështjen. Padyshim që do ishte më mirë që ti mbante të lirë ose nën masa më të buta personat e dyshuar, por do ti kishte në dispozicion të hetimit.
Duke i vendosur nën arrest,hetimet u dëmtuan sepse një pjesë ikën, pjesa tjetër kyçi gojën. Le pastaj teatri me imunitetin,që ishte dështim total në raport me hetimin dhe konfidencialitetin. Siç pritej xhanëm. Nxjerrin materiale të hetimeve në publik dhe kështu fillon gjyqi popullor, ku çdo aludim quhet provë!!!

Në të gjitha metodologjitë e hetimeve të suskesshme nuk sugjerohen veprimet e tipit show. As arrestimet e papjekura. Përkundrazi, të dyshuarit lihen të lirë dhe gjurmohen që hetimi të mbledhë sa më shumë prova.

SPAK u krijua për të hetuar grupe kriminale dhe jo për të bërë show. SPAK u krijua për punë, jo për zhurmë.

Çështja e inceneratorëve është një dhe e vetme. Ajo nuk mund të bëhet 1 çështje me 4 apo më shumë proçese të palidhura me njëra tjetrën.

Kjo çështje ka një të vërtetë dhe jo 4 e as 1 të ndarë në 4 pjesë. Dmth nëse ka korrupsion duhet të ishin në një çështje si të korruptuarit ashtu edhe korruptuesit dhe jo në katër çështje, ku akazat natyrshëm bëhen gjysmake dhe të përsëritura pa sens.

SPAK u ndërtua për këtë të vërtetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.