🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 09 June 2026
S&P 500 7,343 ▼0.85%
DOW 50,706 ▼0.16%
NASDAQ 25,495 ▼1.68%
NAFTA 88.33 ▼3.25%
ARI 4,287 ▼1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $61,732 ▼ -2.97% ETH $1,645 ▼ -2.59% XRP $1.1383 ▼ -3.09% SOL $64.9600 ▼ -3.75%
S&P 500 7,343 ▼0.85 % DOW 50,706 ▼0.16 % NASDAQ 25,495 ▼1.68 % NAFTA 88.33 ▼3.25 % ARI 4,287 ▼1.75 % S&P 500 7,343 ▼0.85 % DOW 50,706 ▼0.16 % NASDAQ 25,495 ▼1.68 % NAFTA 88.33 ▼3.25 % ARI 4,287 ▼1.75 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Sporti

Ja formacioni anti-Serbi, rikthehet Balaj në sulm

de biaziNë prag të sfidës së shumëpritur të “Elbasan Arena”-s mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të enjteje, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2016, Top Channel mëson edhe formacionin me të cilin pritet të zbresin kuqezinjtë në fushën e blertë.

Trajneri italian i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, duket se ka vendosur të hedhë në fushë një ekip të kujdesshëm në mbrojtje, por me krahët të afta për të shfrytëzuar çdo mundësi të ofruar për të “ushqyer” me topa sulmuesin e vetëm në kërkim të golit.

Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërkohë që prapavijën do ta plotësojnë me radhë, nga e djathta në të majtë, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, kapiteni Lorik Cana dhe Ansi Agolli.

Në mesfushën e ngjeshur të kuqezinjve do të jenë, me përjashtim të ndonjë surprize të minutave të fundit, Andi Lila, Taulant Xhaka, Migjen Basha, Amir Abrashi dhe Ermir Lenjani. Si gjithmonë, Lila dhe Lenjani do të jenë ata që do të ndihmojnë ekipin në fazën sulmuese.

Në sulm do të jetë i vetëm Bekim Balaj, sulmuesi shkodran që shënoi në Portugali në sfidën e parë të këtyre kualifikueseve, duke hedhur bazat e para të kësaj ecurie të jashtëzakonshme të kuqezinjve në këtë edicion.

Formacioni anti-Serbi:

Portier: Berisha
Mbrojtës: Hysaj, Gjimshiti, Cana, Agolli
Mesfushorë: Lila, Xhaka, Basha, Abrashi, Lenjani
Sulmues: Balaj

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.