🌦️
Tiranë 13°C · Rrebesh i lehtë 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,909 ▲ +0.09% ETH $2,368 ▼ -0.5% XRP $1.3119 ▲ +1.65% SOL $102.5800 ▲ +0.15%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Politika

Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!”/ Marshimi kilometrik mbërrin në qendër të Tiranës, protestuesit vijojnë revoltën

Qëndresa qytetare eshte  në ditën e 22-të, ndërsa mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke e mbajtur të pandërprerë presionin ndaj qeverisë.

Pasi qëndruan për një kohë të gjatë përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën një marshim kilometrik nëpër bulevardet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit. Kolona e gjatë e qytetarëve ka mbërritur tashmë në qendër të Tiranës, ku atmosfera mbetet e ndezur dhe thirrjet kundër qeverisë dëgjohen pandërprerë.

“Ju erdhi fundi!” dhe “Rama jep dorëheqjen!” janë sloganet që dominojnë protestën, ndërsa pjesëmarrësit valëvisin flamuj kombëtarë dhe pankarta, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe ndryshim politik.

Për shkak të numrit të madh të protestuesve, qarkullimi i automjeteve në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit është bllokuar përkohësisht, ndërsa marshimi vijon të lëvizë drejt zonave të tjera të qendrës.

Pavarësisht orëve të gjata në rrugë, pjesëmarrësit shprehen të vendosur ta vazhdojnë protestën, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Revolta qytetare vijon kështu edhe në ditën e 22-të, me organizatorët që flasin për një nga mobilizimet më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë në kryeqytet.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.