☁️
Tiranë 30°C · Vranët 01 June 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 90.88 ▲4.03%
ARI 4,528 ▼1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $72,782 ▼ -1.44% ETH $1,985 ▼ -1.72% XRP $1.3033 ▼ -2.59% SOL $80.9800 ▼ -2.13%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.88 ▲4.03 % ARI 4,528 ▼1.43 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.88 ▲4.03 % ARI 4,528 ▼1.43 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Politika

“Ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi”/ Rama rikujton filmin me De Niron dhe Hoffman: Përdorën median për të fabrikuar një luftë SHBA-Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për protestat e mbajtura dhe të paralajmëruar për zonën e Zvërnecit kundër investimeve në një zonë të mbrojtur. Duke iu referuar ngjarjeve të 30 majit, që sollën një revoltë te qytetarët, Rama tha sot se është një kurth për të ardhmen e Shqipërisë.

Ai risolli në vëmendje filmin e njohur “Ëalk the dog” me De Niron dhe Dustin Hoffman ku trillohet një luftë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë si paralele me situatën.

“Ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi që i ngrihet kësaj partie dhe mua personalisht prej ditës së parë. Por që këtu, në këtë rast është një kurth për të ardhmen e Shqipërisë.

Dua ta ndaj me ju që kam menduar këto ditë edhe për një film. Një film që na identifikoi ne para botës, kur bota na dinte njerëz me bisht dhe jo në vitet para erës sonë, por në vitet e demokracisë. Na dinin njerëz me bisht dhe u bëmë të njohur ne, shqiptarët dhe Shqipëria përmes filmit ‘Walk the dog’. Rekrutohet një producent i famshëm i Hollivudit, i luajtur nga Dustin Hoffman dhe bashkë me regjisorin Robert De Niro fabrikuan një luftë të trilluar të Amerikës me Shqipërinë përmes medias. Duke përdorur teknika të rreme hollivudiane, pamje të rreme lajmesh, si ajo fotografia e shpërndarë gjithandej e atij gardhi të mallkuar me tela me gjemba, me atë sinjalistikën, këtu është kufiri mes Izraelit dhe Shqipërisë. Këngë patriotike si plot nga këngët që shoqërojnë videot përkatëse, heronj të sajuar dhe ngjarje të organizuara me shumë kujdes dhe krijon një krizë shumë të madhe, pushton titujt kryesorë të mediave dhe zhvendos komplet vëmendjen e publikut që përfshihet totalisht emocionalisht në luftë me Shqipërinë dhe bëhet i gjithi i bashkuar për të shpëtuar një ushtar amerikan që ka mbetur në vijat ku janë armiqtë, dmth ku janë shqiptarët, ushtria shqiptare që po lufton ushtria amerikane dhe konflikti i fabrikuara e kthen opinionin publik komplet ku donin manipulatorët”, tha Rama.

Sipas tij, këto gjëra falë rrjeteve sociale ndodhin në shumë vende të botës.

“Është film dhe më është kujtuar këto ditë. Dhe këto janë gjëra që nuk ndodhin më vetëm në filma, falë rrjeteve sociale ndodhin në shumë vende të botës”, deklaroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.