☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,696 ▲ +0.3% ETH $2,686 ▲ +0.98% XRP $1.4875 ▲ +1.07% SOL $119.6000 ▲ +1.55%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Justin Baldoni kundërshton kërkesën e Blake Lively për mbi 8 milionë dollarë

Justin Baldoni ka kundërshtuar kërkesën më të fundit ligjore të Blake Lively, vetëm pak ditë pasi theu heshtjen për betejën e tyre të gjatë në gjykatë.

Aktori paraqiti të hënën një dokument në gjykatë, ku e cilëson kërkesën e koleges së tij në filmin It Ends With Us për pagesën e tarifave ligjore si “të tepruar” dhe i kërkon gjyqtarit ta ulë atë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, ekipi ligjor i Baldonit argumenton se një shqyrtim i thjeshtë i kërkesës së Lively tregon se ajo ka faturuar “avokatë të shumtë në të njëjtat seanca, tarifa të shumta për konsultime dhe strategji mes tyre, si edhe kërkime dhe hetime online jashtëzakonisht të tepërta”.

Avokatët e Baldonit e përshkruajnë kërkesën si “gjithçka tjetër, përveçse një kërkese tipike për tarifa ligjore”.

Në qershor, Blake Lively kërkoi 7,5 milionë dollarë për tarifat e avokatëve dhe rreth 540 mijë dollarë për kostot dhe shpenzimet gjyqësore. Në total, aktorja kërkon mbi 8 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, ekipi i Baldonit e cilësoi këtë shumë si “marramendëse”, duke kërkuar që kërkesa të refuzohet plotësisht. Avokatët theksuan gjithashtu se The New York Times, në një çështje të ngjashme për shpifje, kishte kërkuar vetëm rreth 182 mijë dollarë tarifa ligjore.

Kujtojmë se Baldoni kishte paditur The New York Times për 250 milionë dollarë në vitin 2024, ndërsa kishte ngritur edhe një padi prej 400 milionë dollarësh ndaj Blake Lively. Të dyja çështjet u rrëzuan më pas nga gjykata.

Ndërkohë, padia e Lively ndaj Baldonit u mbyll me marrëveshje në muajin maj, duke shmangur një përballje në sallën e gjyqit. Edhe pse asnjëra palë nuk përfitoi financiarisht nga marrëveshja, aktorja vijon të kërkojë kompensimin e shpenzimeve ligjore.

Lively nuk ka reaguar ende publikisht ndaj kërkesës së fundit të Baldonit.

Aktori 42-vjeçar theu heshtjen javën e kaluar përmes një videoje në Instagram, ku u shfaq së bashku me bashkëshorten e tij, Emily Baldoni.

“Janë thënë shumë gjëra të dhimbshme gjatë viteve të fundit. Të pavërteta. Kjo krijoi shumë zhurmë dhe ne nuk donim t’i shtonim më shumë. Donim vetëm ta linim drejtësinë të bënte punën e saj,” u shpreh ai.

Ndërsa Blake Lively kishte folur më herët gjatë promovimit të filmit Another Simple Favor, duke e përshkruar periudhën si një nga më të vështirat e jetës së saj, pa hyrë në detaje për procesin gjyqësor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.