☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.36 ▼3.61%
ARI 3,924 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,411 ▲ +0.66% ETH $2,293 ▲ +1.1% XRP $1.2565 ▲ +0.08% SOL $95.0600 ▼ -0.65%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Boterori

Ka mbetur jashtë formacionit, reagon Bernardo Silva: Vendos trajneri, jam gati të luaj dhe të ndihmoj ekipin

Bernardo Silva, lojtari i ri i Real Madrid, ka humbur vendin e tij titullar në ekipin e kombëtares portugeze të drejtuar nga Roberto Martínez. “Nuk është puna ime të flas për vendimet e trajnerit. Për këtë kemi një trajner, i cili ka një punë shumë të vështirë. Varet nga ne të japim më të mirën tonë, të krijojmë një atmosferë të mirë dhe të jemi gati të përgjigjemi kur të na lindë mundësia“, tha Silva, duke shmangur çdo polemikë rreth qëndrimit në stol.

Ndeshja e radhës e Portugalisë është ajo ndaj Kroacisë në afzën eliminatore. Ai e pranon se do të donte të ishte në formacionin titullar: “Sigurisht që dua të jem pjesë e ekipit dhe mendoj se mund të ndihmoj. Jam gati të ndihmoj në çdo mënyrë që mundem, qoftë duke luajtur 5 minuta apo duke qenë në dhomën e zhveshjes.”

Sidoqoftë, kalimi nga formacioni titullar në stol ka një shpjegim dhe nuk është për shkak të João Félix, i cili ka zënë vendin e Bernardo në fushë. Në fakt, ka qenë Pedro Neto ai që ka luajtur si sulmues i krahut të djathtë, ndërsa lojtari i Al Nassr ka qenë në të majtë. Por asnjëri prej tyre nuk është arsyeja për rolin dytësor të lojtarit të ri të Real Madrid.

“Nëse ju them se jam mesfushor, siç kam luajtur gjithë sezonin te City, do të shkoja kundër karrierës sime. Trajneri im më nxjerr jashtë atyre pozicioneve. Jam gati. Sigurisht, përshtatem më mirë në pozicionet qendrore, por jam këtu për të ndihmuar“, shpjegoi Bernardo Silva para ndeshjes me Kroacinë në raundin e 32-shave.

Megjithatë, përfshirja e tij në formacionin titullar kundër Kroacisë nuk është jashtë diskutimit. Kishte gjëra në ndeshjen kundër Kolumbisë që nuk e bindën Roberto Martínez dhe ndryshimet në formacionin titullar janë të mundshme. Ai ka pasur ditë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër ballkanasve.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.