☁️
Tiranë 18°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 100.83 ▼1.06%
ARI 4,392 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,376 ▼ -0.09% ETH $2,441 ▲ +0.67% XRP $1.2939 ▼ -0.43% SOL $101.1100 ▲ +2.15%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 100.83 ▼1.06 % ARI 4,392 ▼0.17 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 100.83 ▼1.06 % ARI 4,392 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Serbia

Kandidati për ambasador të SHBA-së në Serbi: Do ta nxis Beogradin të zgjedhë të ardhmen me SHBA-në, jo me Rusinë dhe Kinën

Majkl Jang tha në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan se do të thellojë bashkëpunimin e mbrojtjes e të sigurisë dhe lidhjet ekonomike me Serbinë, duke e nxitur atë drejt pavarësisë energjetike dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Majkl Jang (Michael Young), kandidati për ambasador të SHBA-së në Serbi, doli në një seancë dëgjimore para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan. Nëse konfirmohet në detyrë, tha ai, do të thellojë bashkëpunimin e mbrojtjes dhe të sigurisë për të promovuar interesat e Shteteve të Bashkuara, si dhe do të zgjerojë marrëdhëniet tregtare dhe investuese “për rritjen e prosperitetit të SHBA-së, forcimin e stabilitetit rajonal dhe vazhdimin e ndërtimit të partneritetit me Serbinë”.

“Do të nxis Serbinë të pranojë një të ardhme politike e ekonomike që i sjell dobi Shteteve të Bashkuara, jo konkurrentëve si Rusia dhe Kina”, deklaroi Jang. Ai theksoi se për kompanitë amerikane ka potencial të madh në Serbi dhe se do të punojë për krijimin e një klime të favorshme biznesi dhe kushte të barabarta konkurrence në treg.

Sa i përket bashkëpunimit mbrojtës, kandidati për ambasador tha se do të sigurojë që industria amerikane të jetë e pozicionuar mirë për nevojat mbrojtëse në rritje të Serbisë përmes pajisjeve amerikane dhe bashkëpunimit me industrinë mbrojtëse amerikane. Ai premtoi gjithashtu bashkëpunim me qeverinë e Serbisë kundër kërcënimeve globale dhe për nxitjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Jang tha se do ta nxisë Serbinë të përdorë ndikimin e saj për ruajtjen e stabilitetit rajonal, përfshirë Bosnjën e Hercegovinën, duke ruajtur paqen e vendosur me Marrëveshjen e Dejtonit.

Kush është Majkl Jang? Gjatë administratës së presidentit George Bush plaku, ai punoi në Departamentin e Shtetit si ambasador për çështje tregtare dhe mjedisore, si zëvendës-nënsekretar për çështje ekonomike e bujqësore dhe si zëvendës-këshilltar juridik. Nga viti 2004 deri në vitin 2011 ai ishte president i Universitetit të Utah-ut. SHBA nuk kanë ambasador në Serbi që nga janari i vitit 2025, kur këtë pozicion e la Kristofer Hill.

Burimi: Danas

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.