🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,774 ▲ +0.23% ETH $2,259 ▲ +0.24% XRP $1.2470 ▼ -0.44% SOL $94.0000 ▼ -1.94%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Kanë fituar me veshë të hapur, kanë qeverisur me veshë të mbyllur”, Rama: PS duhet të bëjë përjashtim

Kryeministri, Edi Rama, ka lëshuar një mesazh të fortë reflektimi dhe vetëkritike për drejtuesit e partisë, qeverisë dhe grupit parlamentar. Ai theksoi rëndësinë e dëgjimit të qytetarëve. Rama u shpreh se forcat politike që kanë rënë nga pushteti kanë paguar të njëjtin çmim pasi sipas tij ata kanë dëgjuar gjatë fushatës dhe gjatë qeverisjes kanë shpërfillur.

Sipas tij, PS duhet të bëjë përjashtimin ose do të përjashtohet nga historia e mëtejshme e vendit. Rama nëvizoi se përgjegjësia politike dhe sfidat e ardhshme nuk i takojnë vetëm atij si kryetar, por të gjithë grupit drejtues, grupit parlamentar dhe kabineti qeveritar.

“Ata që kanë humbur armatat e fitoreve të gjithë bashkë, kanë pasur natyrisht karakteristika të ndryshme, por kanë paguar një haraç të përbashkët: Kanë fituar me veshë të hapur, kanë qeverisur me veshë të mbyllur. Partia Socialiste duhet të hyjë tek përjashtimet. Ky është misioni ynë lidhur me Partinë Socialiste.

Mund të duket shumë e ekzagjeruar, po më besoni është po aq e thjeshtë sa ç’duket e ekzagjeruar nga lidershipi i sotëm i Partisë Socialiste. Dhe ju e dini se unë e përsëris gjithmonë, me lidership nuk kuptoj veten, kuptoj të gjithë grupin drejtues të Partisë Socialiste, kuptoj grupin parlamentar dhe kuptoj qeverinë së bashku me drejtimin, kuptohet, të vetë partisë. Varet jo thjesht se a do fitojë Partia Socialiste më tutje, por varet a do të bëhet Partia Socialiste përjashtim apo do të përjashtohet nga historia e mëtejshme e këtij vendi.

Kjo është pak, po më besoni që kjo është e sigurtë: Nëse Partia Socialiste do të bëhet përjashtim, ose më saktë nuk do jetë përjashtimi i vetëm se ka dhe përjashtime të tjera, do të hyjë tek përjashtimet, atëherë Partia Socialiste do të jetë jo në skenë, por do të jetë në qendrën e skenës, edhe pasi të paktën disa nga ne këtu mos jenë në këtë detyrë. Nëse jo, atëherë nuk do ketë skenë për Partinë Socialiste. Ka një sërë forcash historike që nuk i solla këtu në atë rrëfimin tim, që kanë pasur karakteristika të ngjashme dhe që sot nuk ekzistojnë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.