☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,399 ▼ -1.57% ETH $2,246 ▼ -0.32% XRP $1.2491 ▼ -1.45% SOL $96.0000 ▼ -2.34%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Sporti

Kane pas disfatës me Argjentinën: Jam i shkatërruar, duhej të kishim sulmuar!

Kapiteni i Anglisë pas eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Botës: Pasi kaluam në avantazh, vetëm po mundoheshim të rezistonim, por në këtë nivel nuk mjafton.

Harry Kane, autor i 6 golave në Botëror, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes me Argjentinën. “Jam i shkatërruar. I shkatërruar për djemtë, për të gjithë, stafin dhe tifozët. Bëmë një ndeshje të mirë në pjesën më të madhe të kohës. Kur shkuam 1-0 dukej se u limituam me rezistencën. Në këtë nivel, nuk është e mjaftueshme”, – tha Kane.

Pastaj sulmuesi i Bayern shtoi: “Patëm momente të bukura në këtë turne, ndeshje të mira. Një tjetër gjysmëfinale, një hap larg fitores. Duhet të gjejmë vetëm atë pjesën që mungon në fazën finale të kompeticionit. Këta turne të shterojnë energjitë, presioni dhe mentaliteti. Kemi treguar shumë këto 6-7 javë, na mungon vetëm ai hapi final”.

Kapiteni anglez analizoi më tej ndeshjen: “Vuajtëm për të ushtruar presion. Besoj se sidomos në pjesën e parë dhe në fillim të së dytës i presuam mirë. Rikuperuam topa në gjysmëfushën kundërshtare dhe kontrolluam ndeshjen.

Pas golit tonë, për shkak të numrit më të madh të lojtarëve të tyre përpara, apo ngaqë nuk arritëm t’i mbulonim një për një, pati disa dallgë. Ne u përpoqëm të rezistonim, bëmë gjithçka për t’i bllokuar sulmet e tyre, por nuk mjaftoi.

Në fakt, kur kaluam në avantazh, mesazhi ishte që të mundoheshim të shënonim gola të tjerë. Kështu do të kishim rimarrë kontrollin e ndeshjes”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.