☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.74 ▲0.81%
ARI 4,405 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,349 ▲ +0.29% ETH $1,912 ▲ +0.91% XRP $1.0005 ▲ +0.73% SOL $77.0600 ▲ +1.74%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.74 ▲0.81 % ARI 4,405 ▼0.36 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.74 ▲0.81 % ARI 4,405 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Politika

Karakaçi inspekton punimet e nënstacionit të ri në Kamëz: Furnizim më cilësor dhe më i sigurt me energji elektrike

Nënstacioni i ri elektrik në Kamëz pritet të sjellë standarde më të larta teknike dhe furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike për mijëra konsumatorë të zonës.

Gjatë një inspektimi në kantier, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, e cilësoi projektin si një nga investimet më të rëndësishme që po realizohen në bashkëpunim me qeverinë gjermane në sektorin energjetik.

Sipas ministrit, projekti financohet me rreth 30 milionë euro dhe përfshin dixhitalizimin e nënstacioneve, zhvillimin e sistemit SCADA, ndërtimin e nënstacionit të ri në Kamëz, si dhe rehabilitimin e rreth 12 nënstacioneve të tjera në vend.

Karakaçi tha se kontrata për realizimin e projektit është nënshkruar në fund të vitit 2024, ndërsa punimet kanë nisur zyrtarisht në tetor të vitit 2025, pas përfundimit të procedurave përkatëse.

Ministri bëri të ditur se në fazën e parë të projektit do të realizohet kalimi në tensionin 20 kV për pjesën kryesore të Kamzës dhe disa njësi administrative. Ndërkohë, plani parashikon zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit me linja 20 kV drejt të gjitha njësive administrative përreth Kamzës, deri në Rinas.

Sipas tij, investimi do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike, duke krijuar gjithashtu kapacitete të reja për zhvillimin e zonës dhe modernizimin e rrjetit energjetik.

“Ky është një ndër projektet më të rëndësishme që kemi në bashkëpunim me qeverinë gjermane në sektorin energjetik. Para disa javësh ishim së bashku me ambasadorin pranë një stacioni të OST-së në Tiranë. Ky është pjesë e projekteve që OSHEE po realizon me mbështetjen e qeverisë gjermane. Kemi një financim prej rreth 30 milionë eurosh, i cili përfshin dixhitalizimin e nënstacioneve, zhvillimin e sistemit SCADA, ndërtimin e këtij nënstacioni të ri, si dhe rehabilitimin e rreth 12 nënstacioneve të tjera. Kam pasur fatin e mirë të ndjek nga afër këtë projekt, pasi kontrata është nënshkruar në fund të vitit 2024. Pas përfundimit të procedurave përkatëse, siç e përmendi edhe administratori i OSSH-së, punimet kanë nisur zyrtarisht në tetor të vitit 2025.

Në fazën e parë të projektit do të realizohet kalimi në tensionin 20 kV për pjesën kryesore të Kamzës dhe për disa njësi administrative. Nga ana tjetër, plani ynë parashikon zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit me linja 20 kV, të cilat do të shtrihen në të gjitha njësitë e tjera administrative përreth Kamzës, deri në Rinas”, tha ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.