🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.10 ▲0.66%
ARI 3,931 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,850 ▼ -1.91% ETH $2,254 ▼ -1.61% XRP $1.2522 ▼ -0.13% SOL $92.1500 ▼ -2.86%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

KARAKAS – Venezuela tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

KARAKAS, 25 korrik /ATSH-DPA/ – Venezuela njoftoi zyrtarisht Organizatën e Kombeve të  Bashkuara se do të tërhiqet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC).

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm, Felix Plasencia, i cili tha se vendimi është marrë me urdhër të presidentes në detyrë, Delcy Rodríguez.

Në një postim në rrjetin social X, Plasencia deklaroi se Venezuela i ka komunikuar OKB-së “vendimin e saj të prerë dhe të pakthyeshëm” për t’u larguar nga ICC-ja.

Sipas tij, autoritetet venezueliane besojnë se veprimtaria e Gjykatës pasqyron njëanshmëri gjeografike, duke u përqendruar në mënyrë disproporcionale te vendet afrikane dhe ato të Amerikës Latine, në dëm të vendeve të Jugut Global.

Ai shtoi se kjo qasje, sipas qeverisë së Karakasit, tregon një sistem të drejtësisë ndërkombëtare që nuk zbatohet në mënyrë të barabartë, por përdoret për të thelluar pabarazitë mes shteteve dhe për të cenuar të drejtën e tyre për vetëvendosje dhe sovranitet.

Vendimi vjen në një kohë kur Gjykata Penale Ndërkombëtare po heton qeverinë e ish-presidentit venezuelian Nicolás Maduro për akuza të dyshuara për krime kundër njerëzimit. Autoritetet venezueliane i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht./  /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.