⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,902 ▲ +0.05% ETH $2,236 ▼ -0.32% XRP $1.1604 ▲ +0.56% SOL $89.0400 ▼ -1.08%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Karamuço zbulon se ku kanë shkuar 50 ton kokainë dhe çmimin e saj në treg

Profesori dhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me operacionin e fundit të SPAK, rrugët e trafikut dhe vlerën financiare të një sasisë prej 50 tonë kokainë.

Karamuço u shpreh gjartë fjalës së tij se ndryshe nga periudhat e kaluara, vihet re një rritje e besueshmërisë dhe koordinimit operacional taktik mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit për të parandaluar dekonspirimet e operacioneve.

Lidhur me trafikun e drogës, ai theksoi se vendet e prodhimit mbeten Peruja, Kolumbia dhe Bolivia me Brazilin si nyjë tranziti detar. Sipas tij, Ekuadori shërben kryesisht si pikë nisjeje drejt porteve evropiane.

Sa i përket grupeve shqiptare, Karamuço tha se ato nuk veprojnë si kartel më vete, por si pjesë e asaj që agjencitë ndërkombëtare e klasifikojnë si “Karteli Ballkanik”. Lidhur me çmimet, Karamuço tha se çmimi me shumicë në Evropë varion nga 25 mijë -33 mijë për kilogram.

“Kolegë gazetarë investigativë që kanë vajtur edhe në Ekuador e dinë shumë mirë peshën jo vetëm të këtyre emrave, por dhe emrave të tjerë që janë aty, që janë sigurisht në rolin kryesor të dorës së parë që shkojnë dhe kontaktojnë me kultivuesit. Sidomos në Peru, se s’flasim për Ekuador, se Ekuadori është ai vend ku ti fillon spedicionin për ta sjellë në Evropë.

Pra Bolivia, Peruja dhe Kolumbia janë tre vendet ku ti shkon troket, qoftë edhe Brazili nëpërmjet porteve të tij, dhe kanë një peshë, sigurisht. Kanë një peshë që e kanë fituar ndër vite me eksperiencën e tyre në kontakte me organizata më të fuqishme kriminale në Evropë, kryesisht ‘Ndrangheta, e cila na ka prezantuar në Amerikën Latine neve.

Por jo si kartel shqiptar, se s’jemi akoma në nivelet e një karteli, por si kartel ballkanik, se ashtu e quajnë dhe ata nga të gjitha raportet që na vijnë. Pra nuk jemi vetëm ne aty, është edhe Mali i Zi, është edhe Serbia. Pra jemi një grup ku sigurisht ne kemi një peshë të rëndësishme edhe për shkak të tonelatave që kemi për spedicion, për kalim, dhe ka një fitimprurje të jashtëzakonshme.

Ne e kemi thënë, është 1,500 deri në 2,000 dollarë kilja. I shtohen dhe 2,000 dollarë për kg për transport dhe korrupsion. Dhe në Evropë shitet nga 25, 30 deri në 33,000 dollarë 1 kg. Pra mendoni në fundore flas, pra në linjat fundore, se sa shkon përfitimi”, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.