🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.30 ▼0.12%
ARI 4,452 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,500 ▲ +0.58% ETH $1,903 ▲ +1.06% XRP $1.0031 ▲ +0.11% SOL $75.5600 ▼ -0.07%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.30 ▼0.12 % ARI 4,452 ▲0.33 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.30 ▼0.12 % ARI 4,452 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Libri

Këndi i Librit Arbëresh, hap historik në Institutin Albanologjik

Në RTK-së, në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte Naim Berisha, ushtrues detyre i drejtorit të Institutit Albanologjik në Prishtinë, për të diskutuar mbi këndin e ri të librit arbëresh, i cili tashmë ka zënë vend në këtë institut.

“Para disa ditësh, patëm një vizitë nga dy bashkëveprimtar që jetojnë në Evropë, Rexhep Rifati dhe Musa Hykolli, të cilët i falënderoj shumë për donacionin që na kanë dhënë. Edhe pse si institut kemi qenë gjithmonë të kujdesshëm dhe të përkushtuar në hulumtimet tona për studimet  arbëreshe dhe më gjerë, ky donacion është një ndihmë e madhe,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se ky kënd i librit arbëresh në bibliotekën e Institutit Albanologjik është një arritje e veçantë.

“Nuk mund të themi se kemi një numër të madh librash, por mendoj se ky kënd është shumë domethënës. Për herë të parë në historinë e institutit, të gjitha kontributet dhe librat që lidhen me arbëreshët janë grumbulluar në një hapësirë të dedikuar,” tha Berisha.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore arbëreshe, duke krijuar një mundësi të vlefshme për studiuesit dhe hulumtuesit e kësaj fushe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.