🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,759 ▲0.08%
DOW 53,976 ▼0%
NASDAQ 26,592 ▼0.05%
NAFTA 82.12 ▼0.01%
ARI 4,450 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,994 ▼ -1.34% ETH $1,878 ▼ -1.21% XRP $1.0049 ▼ -2.65% SOL $75.5000 ▼ -1.48%
S&P 500 7,759 ▲0.08 % DOW 53,976 ▼0 % NASDAQ 26,592 ▼0.05 % NAFTA 82.12 ▼0.01 % ARI 4,450 ▲0.69 % S&P 500 7,759 ▲0.08 % DOW 53,976 ▼0 % NASDAQ 26,592 ▼0.05 % NAFTA 82.12 ▼0.01 % ARI 4,450 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Arte

Kinematografia shqiptare prezantohet në DokuFest me dy projekte filmike

Kinematografia shqiptare është e pranishme në edicionin e sivjetshëm të festivalit ndërkombëtar DokuFest në Prizren, i cili këtë vit shënon 25-vjetorin e themelimit.

Në kuadër të platformës profesionale Short Film Forum, Shqipëria përfaqësohet me dy projekte kinematografike, të cilat sjellin në fokus histori njerëzore me ngarkesë të fortë artistike, tematike dhe emocionale. Pjesëmarrja vjen edhe në bazë të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar mes Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK) dhe DokuFest, duke krijuar një tjetër hapësirë të rëndësishme për promovimin dhe zhvillimin e projekteve shqiptare në skenën rajonale.

Një prej projekteve përfaqësuese është filmi “Korridoret e Pritjes” (Corridors of Hope and Fear), me regji të Adrian Gurit dhe producentë Ajola Daja dhe Adrian Guri, nga AR Production dhe AM-Production.

Filmi, i zhanrit dramë, zhvillohet në korridoret e një spitali pediatrik dhe rrëfen historinë e dy nënave që përballen me ankthin, pasigurinë dhe pritjen e gjatë gjatë trajtimit mjekësor të fëmijëve të tyre. I frymëzuar nga ngjarje reale, projekti prek me delikatesë temat e prindërimit, brishtësisë njerëzore dhe frikës nga humbja, duke u ndalur te lidhjet njerëzore në një prej momenteve më të vështira të jetës.

Projekti i dytë është “Silent Return”, me regji të Dionis Priftit dhe producent Genc Përmeti, nga Ska-Ndal Productions.

Ngjarjet e filmit vendosen në Shqipërinë komuniste të vitit 1986 dhe ndjekin historinë e Nestit, i cili merr një leje të rrallë për të udhëtuar drejt Greqisë. Përballja me një realitet të panjohur dhe me frymën e lirisë jashtë kufijve ndryshon mënyrën se si ai e sheh botën. Por kthimi në Shqipëri shoqërohet me kontrolle absurde në kufi, censurë dhe konfiskimin e çdo gjurme që lidhet me botën e jashtme.

Përmes kësaj historie, “Silent Return” eksploron frikën, survejimin dhe kontrollin e regjimit komunist, si dhe detyrimin për të jetuar në heshtje nën një sistem që kufizonte jo vetëm lëvizjen, por edhe kujtesën dhe përvojën personale.

Pjesëmarrja e dy projekteve shqiptare në Short Film Forum të DokuFest përbën një mundësi të rëndësishme për kineastët shqiptarë, duke i vendosur projektet e tyre përballë profesionistëve dhe zhvillimeve të skenës së filmit në rajon e më gjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.