Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,581 ▼0.51%
DOW 51,981 ▼0.84%
NASDAQ 25,971 ▼0.82%
NAFTA 106.42 ▲4.96%
ARI 4,335 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $76,959 ▼ -2.59% ETH $2,439 ▼ -3.75% XRP $1.4069 ▼ -2.2% SOL $100.2500 ▼ -2.92%
S&P 500 7,581 ▼0.51 % DOW 51,981 ▼0.84 % NASDAQ 25,971 ▼0.82 % NAFTA 106.42 ▲4.96 % ARI 4,335 ▼0.38 % S&P 500 7,581 ▼0.51 % DOW 51,981 ▼0.84 % NASDAQ 25,971 ▼0.82 % NAFTA 106.42 ▲4.96 % ARI 4,335 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Klosi: S’ka asnjë leje për ndërtim TEC-i në Korçë me vlerë 350 milionë euro

Pas zërave se në qytetin e Korçës do të ndërtohej një termocentral (TEC), ka ardhur edhe reagimi nga ana e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili rrëzoi një ide të tillë, duke e cilësuar atë si një zhurmë tipike politike të sajesave për sherr.

“TEC-i Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S’ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim stratetegjik. Për sa kohë s’ka një projekt të standardeve të BE-së, s’ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim!”, shprehet Klosi.

Më herët ka qenë Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, i cili është shprehur kundër ndërtimit të TEC-it në Korçe, sepse ai prish tërë ekosistemin e fushës së Korçës, duke dërguar një letër në adresë të ministrave Klosi dhe Balluku.

Bëhej fjalë për një investim austriak me vlerë 350 milionë euro i cili do të shndërronte energjisë termike në energji elektrike me 60% ose 5990 kj/kwh me kapacitet 480.9 MW. “Impianti synon të furnizohet me gaz nga projekti i gazsjellësit TAP në sasi 6.36 x 108 m3/vit (distanca 2 km në veri) sipas një kontrate që vetë subjekti propozues do të negociojë me kompaninë TAP ag dhe furnizuesit e gazit. Energjia elektrike e prodhuar synohet të transmetohet tek nënstacioni elektrik Zëmblak duke dalë në treg të lirë me një qasje treg rajonal pa parashikuar si kusht nënshkrimin e një marrëveshjeje (PPA) me qeverinë shqiptare. Uji për kondensim (në sasinë 460 m3/orë) (128 l/s) parashikohet të merren nga impianti i pastrimit të ujerave të qytetit të Korçës ashtu sikundër parashikohet edhe hapja e dy puseve me kapacitet 20-30 litra/s secili.

Projekti në një fazë të dytë parashikonte të zhvillonte konceptin e ngrohjes qendrore të qytetit të Korçës deri në 80 megavat energji termike për ngrohje dhe 6 MW për ujë sanitar. Zhvillimi i rrjetit të ujit të nxehtë në të gjithë qytetin synohet të bëhej nga Partneriteti Publik Privat që do të vendosej ndërmjet subjektit GPP Korçë dhe Bashkisë së Korçës”. Nga e gjithë sipërfaqja totale prej 909 182 metër2 sipërfaqja prej 245 208 m2 do kishte përdorim të përhershëm. Vlera e parashikuar e investimit të projektit “Gas Power Plant Korça” plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohej të ishte 349.7 milionë euro. Përgjatë fazës së realizimit të projektit numri i personave të punësuar parashikohej të ishte 400 dhe gjatë fazës së operimit 123 persona.

GPP Korça është një kompani e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit më 3 janar 2017, ku aksioneri i vetëm i 100 për qind të kuotave është Ivicom Holding GmbH. Referuar faqes së saj zyrtare, kompania rezulton e krijuar në Austri në vitin 1991. Ajo ka zgjeruar praninë e saj në vende të tjera të rajonit si Kroaci, Serbi, Mal i Zi, Bosnjë-Hercegovinë apo Gjeorgji. Në Shqipëri, adresa e saj primare rezulton në Pogradec. Në fokus të aktivitetit, kompania ka konsulencën, punimet inxhinierike, mbikëqyrjen, menaxhimin e projekteve dhe ndërtimin e impianteve industrial si dhe ndërtime të tjera përfshirë ato infrastrukturore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.