🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.54 ▼0.66%
ARI 4,126 ▲1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,409 ▲ +3.27% ETH $2,421 ▲ +5.6% XRP $1.3067 ▲ +2.29% SOL $95.8300 ▲ +3.12%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.54 ▼0.66 % ARI 4,126 ▲1.31 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.54 ▼0.66 % ARI 4,126 ▲1.31 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

KOLUMBI – Të paktën 111 persona humbin jetën pas tërmetit me magnitudë 7,4 ballë

BOGOTA, 11 gusht /ATSH – AA) – Të paktën 111 persona humbën jetën pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,4 ballë goditi pjesën perëndimore të Kolumbisë, duke shkaktuar shembjen e ndërtesave dhe nisjen e operacioneve të mëdha të shpëtimit.

Përveç viktimave, të paktën 87 persona janë lënduar, tha presidenti Abelardo De La Espriella para gazetarëve.

Ai tha se fatkeqësia shkaktoi dëme në 1.575 banesa, nga të cilat 37 u shkatërruan plotësisht, ndërsa u shembën 61 ndërtesa dhe u dëmtuan 18 qendra shëndetësore, 52 qendra arsimore, 17 qendra komunitare dhe 18 rrugë.

Qeveria kolumbiane ka shpallur gjendje kombëtare të fatkeqësisë për të forcuar mobilizimin dhe koordinimin e kapaciteteve institucionale për përballimin e emergjencës.

Tërmeti u regjistrua në orën 12:34 GMT, me epiqendrën rreth 5 kilometra në lindje të qytetit San Jose del Palmar, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Agjencia amerikane raportoi se tërmeti kishte origjinën në një thellësi prej 107 kilometrash..

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.