☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,540 ▼ -1.97% ETH $1,631 ▼ -2.13% XRP $1.1215 ▼ -2.79% SOL $64.6300 ▼ -1.79%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Arte

Komedia “Lumturi në fukarallëk” në Teatrin Migjeni

Komedia “Lumturi në fukarallëk” shkruar nga Besnik Çinari dhe Tonin Çekliqi po shfaqjet për artëdashësit shkodran në skenën e teatrit “Migjeni”. Rolet në vepër interpretohen nga aktorët Zyliha Miloti (Mjeshtre e Madhe) Besnik Çinari “Mjeshtër i Madh”, Dana Xhaj, Anton Krosaj, Rajmonda Marku, Muhamet Çekini, Gac Kodrina, Pllumb Gjona, Indrit Preza. Muzika në vepër është realizuar nga Ilir Zogaj, Namik Jahja, Fatmir Mesi, Mukades Çanga (Mjeshtre e  Madhe) dhe Hajro Pepa. Skenografia realizuar nga Hysni Halili dhe Mikel Vuksani.

Komedia ka mbushur sallën e teatrit Migjeni në  premierën që u shfaq më 13 dhjetor.

Regjisori Besnik Çinari para premierës u shpreh se, ”në vepër janë simptomat e kohës së kaluar, pra çfarë ka ndodhur para viteve ’90 me ne. Janë bërë skeçe për atë kohë, por nuk është bërë një shfaqje e plotë. “Lumturi në fukarallëk” është një komedi për publikun, që vjen me aktorët shkodranë në skenë para festave të fundvitit në teatrin “Migjeni”. Mendoj se ne kemi bërë një shfaqje të mirë për publikun dhe janë edhe artistë të njohur në role”, tha ai.

”Tolloni para ’90 nuk mund të mungon në komedi. Ishte tolloni në ato vite, se si ndaheshin familjet për të marrë dy shishe qumësht nga një që i takonte. Në ato vite janë ndarë çifte për të marrë dhe një pako kafe më tepër apo dhe një kilogramë më shumë qumësht. Por në ato vite kemi dhe shfaqjet që artistët shkonin jepnin edhe në burg, etj. Pra çfarë ka ndodhur në ato vite vjen këtë herë në komedi. Kjo është një shfaqje sidomos për rininë, që ajo kohë mos të përsëritet më”, tregon regjisori Besnik Çinari.

Kjo komedi ka bërë bashkë artistët e njohur shkodranë, dhe për regjisorin Besnik Çinari kjo komedi sjell jetën para viteve ’90 kur Shqipëria ishte nën diktaturë.. I njohur për veprat e tij në skenë dhe vlerësimin nga publiku këtë herë mjeshtri i madh Besnik Çinari tregon se më parë janë bërë skeçe për kohën para ’90 dhe tani vjen një shfaqje e plotë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.