☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.19 ▲1.29%
ARI 4,063 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,976 ▲ +1.39% ETH $2,359 ▲ +1.92% XRP $1.3351 ▲ +2.77% SOL $101.7100 ▲ +1.42%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,063 ▼0.3 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,063 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Koncerti i Kanye West, mijëra fansa e turistë nga vende të ndryshme po i drejtohen Eagle Stadium

Tirana do të presë sonte një nga emrat më të mëdhenj të muzikës hip-hop botërore, Kanye West. Reperi amerikan, i njohur edhe me emrin artistik Ye, do të mbajë koncertin në “Eagle Stadium”, një stadium i përkohshëm i ndërtuar posaçërisht për këtë aktivitet përgjatë aksit Tiranë–Durrës dhe që pritet të mbledhë dhjetëra mijëra fansa.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau pamje nga atmosfera në kryeqytet e cila ka nisur të ndizet, ndërsa mijëra fansa dhe turistë nga vende të ndryshme të botës po i drejtohen Eagle Stadium për koncertin e shumëpritur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja shprehet se Tirana është gati të presë një nga netët më të mëdha muzikore, duke vënë në dukje entuziazmin dhe energjinë pozitive që kanë sjellë vizitorët.

“Të gjithë rrugët të çojnë te koncerti! Atmosfera ka nisur dhe fansa e turistë nga vende të ndryshme të botës po i drejtohen Eagle Stadium për një nga netët më të mëdha muzikore në Tiranë. Entuziazëm dhe shumë energji të mirë… Tirana është gati!”, shkruan Gonxhja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.