🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 12 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
₿ CRYPTO
BTC $64,239 ▼ -0.33% ETH $1,825 ▼ -0.02% XRP $1.1028 ▼ -1.24% SOL $77.5900 ▼ -1.49%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
12 Jul 2026
Breaking
Arte

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje, që u bë lajm në çdo cep të botës

Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale për koncertin e Kanye West të mbajtur një natë më parë në Tiranë, theksoi se “mbrëmë, Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert, por një ngjarje, që falë kanaleve sociale dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës, një lajm”.

“Por në Shqipëri zakonisht këtë herë, edhe më shumë sesa zakonisht, arsyeja dihet, ngjarja u bë një motiv i ri dasie shumë të egër ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti. U bë një jetë që sa herë jam përpjekur të bëj diçka të bukur, diçka ndryshe, diçka të re përmes projekteve publike, kam dëgjuar të njëjtin refren: Populli s’ka bukë, s’na duhen fasadat, pensionistët po vdesin, nuk do hanë pllakat, varfëria është në kulm, s’duam koncerte. Dhe pas klithmës së kundërshtisë fillojnë gjithmonë llogaritë absurde: Me kaq lekë do të merrte kaq ky, do të merrte aq ai, e me radhë, e me radhë”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “në pamje të parë kjo qasje duket sikur ha debat dhe demagogët që mbushin ë pasqyrat e kanaleve sociale me çehret e vrerosura për popullin duken sikur po thonë diçka që bën sens. Po në të vërtetë përtej hipokrizisë së tyre, që është marramendëse, ky është një keqkuptim themelor mbi mënyrën sesi zhvillohet një vend dhe sesi rritet një ekonomi. Sepse zhvillimi nuk është një bukë me një madhësi fikse ku çdo euro që ndahet për një koncert i hiqet një pensionisti, i hiqet një të sëmuri apo i hiqet një nxënësi”.

Rama vuri në dukje se “zhvillimi është aftësia për ta bërë bukën më të madhe që në ndarjen e saj më pas të ketë më shumë shumë për të gjithë dhe koha e ka treguar këtë qysh me Rilindjen urbane, e cila ndryshoi energjinë e qyteteve dhe krijoi një reaksion zinxhir zhvillimesh shumë pozitive ku nga ngjyrat u kalua tek forma, nga forma u krijua një zinxhir i ri zhvillimor: u rrit konsumi, u rritën të ardhurat, u rritën investimet, u rrit  punësimi dhe patjetër, u rrit edhe ekonomia së bashku me pritshmëritë”.

Prandaj, shtoi Rama, pyetja më e rëndësishme nuk është thjesht sa kushton, por edhe sa vlerë krijon.

“Një shpenzim mbaron në çastin që ai bëhet, ndërsa një investim vazhdon të prodhojë vlerë edhe pasi është bërë një koncert madhështor nuk lë pas vetëm një shenjë të bukur në kujtesën e atyre që e shijuan. Ai lë para në arkat e hoteleve të mbushura, të restoranteve plot, të kafeneve, të dyqaneve, të sipërmarrjeve që merr mer me transportin që merren me sigurinë, me teknikën, me logjistikën dhe patjetër të të gjithë atyre që bëhen pjesë e organizimit të tij. Ai krijon fitime për biznesin, krijon mundësi pune për njerëzit e angazhuar duke mbledhur njëkohësisht edhe të ardhura për shtetin përmes taksave mbi atë vlerë të shtuar si dhe miliona sy të drejtuar nga Shqipëria”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.