Koncerti i Kanye West, Rama: Investim të shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë turistike, impakt pozitiv në ekonomi
Tirana u shndërrua mbrëmjen e së shtunës në qendrën e muzikës hip-hop, duke mirëpritur një nga artistët më të njohur në botë, Kanye West.
Reperi amerikan, i njohur edhe me emrin artistik Ye, u ngjit në skenën e ngritur në “Eagle Stadium”, një impiant i përkohshëm i ndërtuar posaçërisht për këtë ngjarje përgjatë aksit Tiranë–Durrës.
Koncerti mblodhi dhjetëra-mijëra spektatorë, mes tyre mijëra vizitorë të ardhur nga vende të ndryshme, duke e kthyer kryeqytetin shqiptar në një destinacion të rëndësishëm të muzikës live.
Kryeministri Edi Rama ndau sot një videokartolinë të mbrëmjes magjike në Tiranë, ku 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West.
Rama e cilësoi këtë event një investim të shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike, po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit.
Koncerti pati skenografi të veçantë, efekte vizuale dhe ndriçim spektakolar, duke u dhëntë fansave dhe turistëve të ardhur enkas nga e gjithë bota eksperiencë unike ku vëmendjen e tërhoqi skena glob.
Reperi nisi të performojë në orën 21:15 minuta, duke ndezur skenën. Gjatë performancës, artisti solli në repertor hitet që e kanë shoqëruar ndër vite, ndërsa publiku e shoqëroi me këngë dhe duartrokitje gjatë gjithë mbrëmjes.
Më herët dje reperi i famshëm Kanye West, pas mbërritjes në Tiranë e prit në Kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.