🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.58 ▼0.53%
ARI 3,947 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,000 ▲ +0.17% ETH $2,272 ▲ +0.88% XRP $1.2696 ▲ +1.46% SOL $92.1000 ▼ -0.05%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.58 ▼0.53 % ARI 3,947 ▲0.16 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.58 ▼0.53 % ARI 3,947 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Konferenca Vjetore “State of the Union”, McAllister: BE të mbajë premtimin për Shqipërinë dhe Kosovën

Zëvendës/Presidenti i Parlamentit Evropian, njëherësh kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister
Zëvendës/Presidenti i Parlamentit Evropian, njëherësh kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister gjatë Konferencës Vjetore “State of the Union”, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, tha se vonesat e integrimit të Shqipërisë dhe mos liberalizimin e vizave për Kosovën, ulin kredibilitetin e Evropës.
Ai theksoi se BE duhet të mbajë premtimin e dhënë duke shpresuar se këtë mandat të realizohet çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Duhet të funksionojmë në mënyrë efikase si komunitet, pa standarde të dyfishta brenda dhe jashtë BE-së. Sundimi i ligjit, solidariteti, etj, janë themelet mbi të cilat është bazuar fuqia e BE. Vonesat e bëra nga vetë vendet e BE ulin kredibilitetin. Këtu përmend liberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne duhet të mbajmë premtimet tona. Shpresoj që këtë mandat të bëjmë çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”,  tha McAllister.

Sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd ai tha se  BE-ja ia bëri të qartë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

“Sa i përket Kosovës, Kurti ka qenë këtu, është takuar me përfaqësuesit e lartë të BE-sëdhe ne ia bëmë shumë të qartë që dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe shpresojmë që dialogu të vijojë me një takim të nivelit të lartë mes Vuçiç e Kurtit. Sa i përket çështjes së politikës së jashtme, ne do të kemi një konferencë shumë të rëndësishme për të ardhmen e BE-së dhe uroj shumë që ajo të na sjellë disa ide të reja. Është shumë e rëndësishme që të tregojmë rolin tonë në botë. Së pari, na duhet një strategji e përbashkët; së dyti, të jemi shumë të bashkuar; së treti, të gërshetojmë elementet e fortë. Ky gërshetim i politikës së jashtme ka të bëjë pikërisht me fuqizimin e kësaj politike”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.