☁️
Tiranë 14°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,698 ▼0.59%
DOW 52,157 ▼0.61%
NASDAQ 26,121 ▼1.61%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,020 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,838 ▲ +0.05% ETH $2,339 ▼ -0.26% XRP $1.2925 ▼ -2.05% SOL $101.0100 ▼ -0.51%
S&P 500 7,698 ▼0.59 % DOW 52,157 ▼0.61 % NASDAQ 26,121 ▼1.61 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,020 ▼0.78 % S&P 500 7,698 ▼0.59 % DOW 52,157 ▼0.61 % NASDAQ 26,121 ▼1.61 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,020 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Kontroll radarëve dhe pronave të FA, Xhaçka: Përgjigje ligjore veprimtarive të paligjshme

Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nis evidentimin e pronave që aktualisht nuk janë vend-dislokime ushtarake.

 Xhaçka, gjatë vizitës në Bazën Ajrore të Farkës, ku u takua me drejtues të Forcës Ajrore Shqiptare, bëri me dije se ka nisur puna për kontrollin e isha pronave, të cilat administrohen nga Forcat e Armatosura: “Ministria e Mbrojtjes ka nisur një kontroll të imtësishëm nëpër të gjitha ish-pronat të cilat ka nën administrim. Çdo repart e komandë është ngarkuar që me të gjitha burimet njerëzore në dispozicion, të evidentojë saktësisht statusin aktual pikërisht të atyre pronave që aktualisht nuk janë vend-dislokime ushtarake. Ky kontroll po ndërmerret edhe një herë në zbatim të Vendimit 248 të Këshillit të Ministrave datë 29 Mars 2017, për parandalimin e mundësive për ushtrim aktivitetesh të paligjshme nëpër këto prona. Ky kontroll zhvillohet gjatë kësaj jave dhe do të përfshijë përmes një plani të saktë çdo pronë ish-ushtarake kudo që të jetë ajo. Vëmendja e qeverisë është maksimale dhe çdo veprimtari e jashtëligjshme do të marrë përgjigjen ligjore”.

Përmes aktit normativ, të miratuar pak javë më parë, qeveria dha mbështetjen e saj për Forcat e Armatosura. Janë 400 milionë lekë të reja, të cilat, sipas ministres Xhaçka, do të përdoren për modernizimin e Forcave të Armatosura: “Do të përmirësojmë ndjeshëm çdo njësi e tregues për t’i shërbyer qytetarëve të këtij vendi. Si qeveri e qytetarëve, duhet të ngremë në maksimum vëmendjen dhe kontrollin ndaj çdo fenomeni apo situate. Përmes kësaj rritje në buxhet kemi siguruar fondet e nevojshme për blerjen e sistemit radar ajror, investimi i parë për ruajtjen e qiejve shqiptarë në demokraci. Së bashku me Ministrin e Brendshëm, kolegun Fatmir Xhafa kemi ngritur një grup të përbashkët inspektimi për të inspektuar në detaje situatën aktuale me vëzhgimin e hapësirës detare. Do të nxjerrim konkluzionet e nevojshme dhe përgjegjësitë e rastit”.

Baza Ajrore e Farkës mban peshën kryesore të operacioneve të kërkim – shpëtimit dhe të situatave të emergjencës në vendin tonë. Gjatë vizitës në këtë bazë, Ministrja Xhaçka ndoqi një ditë pune të ekipeve të pilotëve e teknikëve, duke u njohur me problematikat por edhe sfidat për të ardhmen, ku objektivi kryesor është kontributi me kapacitet në ndihmë të komunitetit dhe në operacionet e NATO-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.