☀️
Tiranë 38°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,634 ▼ -2.44% ETH $2,434 ▼ -2.9% XRP $1.3854 ▼ -2.54% SOL $103.4500 ▼ -2.64%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Kontrollimi i kontratave të privatizimit ka për qëllim të rikthejë ndjenjën e drejtësisë në shoqërinë bullgare

Në pjesën më të madhe privatizimi ishte një proces kriminal, tha para Radios Kombëtare Bullgare kryeprokurori Ivan Geshev. “Nga ky proces kriminal morën aktive dhe para një rreth të gjerë shtetasish bullgarë, të cilët tani kanë interes që statukoja të ruhet. Prandaj e zhvillojnë tezën, se herën e tretë bëhet kontrollim të privatizimit, se afati ka skaduar, se nuk ka kuptim. Prokuroria do të kryejë punën e vet në përputhje me ligjin në fuqi”, tha kryeprokurori dhe shtoi, se detyrë e politikanëve si pjesë e pushtetit legjislativ është të bëjnë korrigjime në Kushtetutë kështu që të hiqet afati i kontrollimit të procesit të privatizimit. Sipas tij atëherë prokuroria do të jetë me duar të zgjidhur për hetime të tërësishme dhe kompetente, vetëm kështu do t’u garantohet shtetasve bullgarë drejtësi.
“Duhet të përfundojnë kontrollimet e para për afro 100 struktura dhe ndërmarrje shtetërore. Disa prej tyre janë për Kombinatin “Kremikovci”, Termocentralin “Bobov Doll”, Aviacionin Civil Bullgar “Ballkan”. Ato janë kontrata të privatizimit me aktive më të mëdha. Fillojmë kontrollimin sipas aktiveve, jo sipas vlerës së kontratës, sepse Kombinati “Kremikovci” u shit për 1 dollar. Në çdo vendbanim mund të dëgjohet një histori e njëjtë për ndërmarrje në të cilat banorët e kanë nxjerrë bukën e gojës në to dhe se ato u shitën për 1 dollarë. Mirëpo, ato ndërmarrje kishin aktive dhe para në llogari bankare. Kështu njerëzit në vendbanimet e ndryshme mbetën pa punë. Dhe pasi kudo flitet për këtë nuk është e mundshme që kjo të mos jetë e vërtetë.”
Etapa e dytë e veprimeve do të përqendrohet mbi ndjekjen e mënyrës së kontrollimit të procesit të privatizimit nga prokuroria dhe organet shtetërore.
“Kam shpresë se në se do të bëhet një analizë objektive e tërë procesit të privatizimit do të kemi bërë gjithçka të mundshme që të rikthejmë ndjenjën e drejtësisë te njerëzit në një shkallë më të madhe se sa është tani”, tha akuzuesi numër një në Bullgari Ivan Geshev.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.