☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.88 ▲0.98%
ARI 4,075 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,630 ▲ +0.34% ETH $2,343 ▲ +0.44% XRP $1.3263 ▲ +1.23% SOL $101.1600 ▲ +0.22%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.88 ▲0.98 % ARI 4,075 ▲0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.88 ▲0.98 % ARI 4,075 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Korça i jep lamtumirën e fundit aktorit Koço Qendro

Korça i dha sot lamtumirën e fundit aktorit të mirënjohur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Koço Qendro, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare. Ai la pas një trashëgimi të pasur në artin skenik dhe kinematografinë shqiptare.

Ceremonia mortore u zhvillua në mënyrë private, sipas dëshirës së të ndjerit, dhe jo në ambientet e Teatrit të Korçës. Familjarë, kolegë, artistë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, duke e kujtuar jo vetëm si aktor, por edhe si një figurë të dashur të jetës kulturore të qytetit dhe më gjerë në Shqipëri.

Gjatë homazheve, kolegë dhe bashkëpunëtorë nda kujtime dhe vlerësime për figurën e tij. Ata e cilësuan si një qytetar model, prind të përkushtuar, artist të rrallë dhe njeriun që dokumentoi historinë e teatrit dhe estradës së Korçës.

“Është një ditë e vështirë për ne kolegët e tij. Koçoja la pas veprën, rolet e tij. Ai ishte aktor themelues i Eastradës dhe Teatrit dhe njohu shkëlqimin në skenë. Publiku e desh fort dhe u vlerësua nga i gjithë publiku shqiptar”, tha Kiço Këri për mediet.

Edhe aktorë të tjerë që kanë ndarë skenën me të theksuan mjeshtërinë e tij në krijimin e karaktereve.

“Të flasësh për Koçon është të flasësh për mirënjohjen e qytetit. Është nderi më i madh që mund t’i bëhet një veprimtari të shquar. Ai ishte qytetar shembullor, prind i përkushtuar dhe artist i veçantë por edhe shkrimtar. Ai bëri historinë e Teatrit dhe Estradës”, tha Ligoraq Riza.

Drejtoresha e teatrit “Andon Zako Çajupi”, Zamira Kita e kujtoi si një mik të afërt dhe një bashkëpunëtor të pazëvendësueshëm.

“Sot i japim lamtumirën Koço Qendros, një prej figurave më të rëndësishme të teatrit dhe filmit. Koços, edhe për pak muaj do t’i festonim 100-vjetorin, por e humbëm. Unë kujtoj Frosinën që kam luajtur në krah të tij tek “Kopraci” dhe kam qenë me fat që kam pasur një harpagon të tillë, por publiku i kujton shumë role. Ka qenë një aktor brilant i karaktereve. Ai ka qenë një mik shumë i mirë dhe shumë i dashur dhe me dhemb shumë që mendoj se nuk e kam më”, tha Kita.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.