☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.88 ▲0.98%
ARI 4,075 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,630 ▲ +0.34% ETH $2,343 ▲ +0.44% XRP $1.3263 ▲ +1.23% SOL $101.1600 ▲ +0.22%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.88 ▲0.98 % ARI 4,075 ▲0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.88 ▲0.98 % ARI 4,075 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Korça në korrik, muzikë, teatër e festivale përgjatë gjithë muajit

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, përcolli në rrjetet sociale kalendarin e eventeve që do të zhvillohen në qytet përgjatë korrikut.

“Nga muzika dhe teatri, te festivalet dhe tradita, ky muaj sjell një kalendar të pasur aktivitetesh për banorët dhe vizitorët”, u shpreh Filo duke njohur publikun me programin dhe duke i ftuar ata të bëhen pjesë e atmosferës së verës në Korçë.

Aktivitetet kulturore nisin me Moto & Rock Festival i cili do të zhvillohet sot e nesër (3 dhe 4) në sheshin përpara Katedrales i cili do të shndërrohet në një skenë të madhe vere, ku muzika rock dhe pasioni për motorët bashkohen në një atmosferë unike.

Bashkia Korçë tha se, do të jenë dy ditë të mbushura me adrenalinë, ritëm dhe energji, që sjellin në Korçë motoristë dhe adhurues të rock-ut nga e gjithë Shqipëria.

Në datat 4, 5 dhe 6 korrik, artdashësit do të kenë mundësinë të ndjekin komedinë “8 persona plus”, në Teatrin “Andon Z. Çajupi”.

Mik Festival, i ideuar nga sopranoja Inva Mula, rikthehet në Korçë me edicionin e tij të 9-të, në datat 9, 10, 11 dhe 12 korrik. Ky edicioni i Mik Festival do të zhvillohet në Hanin e Pazarit, ne Teatrin “Andon Z. Çajupi”, në Polin e Jugut-Drenovë, në Hoçisht si dhe në Parkun Rinia.

Në datat 17 dhe 18 korrik do të zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Bandave “Lulu Fest”, në Zonën Këmbësore dhe në Pazarin e Vjetër.

Muaji korrik do të mbyllet plot shije me Festën e Lakrorit, në fshatin Polenë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.