☁️
Tiranë 18°C · Vranët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,712 ▲0.08%
DOW 51,390 ▼0.24%
NASDAQ 26,944 ▲0.03%
NAFTA 94.23 ▲2.25%
ARI 4,306 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $84,470 ▲ +0.7% ETH $2,686 ▲ +1.17% XRP $1.5355 ▲ +2.8% SOL $117.2300 ▲ +2.83%
S&P 500 7,712 ▲0.08 % DOW 51,390 ▼0.24 % NASDAQ 26,944 ▲0.03 % NAFTA 94.23 ▲2.25 % ARI 4,306 ▼0.28 % S&P 500 7,712 ▲0.08 % DOW 51,390 ▼0.24 % NASDAQ 26,944 ▲0.03 % NAFTA 94.23 ▲2.25 % ARI 4,306 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Politika

Korçë, ambasadori Marco Alberti: Investimet italiane në Shqipëri arrijnë 1 mld euro, do sjellin vende të reja pune

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, gjatë një vizite në Korçë, vlerësoi marrëdhëniet ekonomike dhe strategjike mes Italisë dhe Shqipërisë, duke evidentuar angazhimin e Italisë për rritjen e pranisë së saj në vend.

Sipas tij, Italia synon t’i japë një përmbajtje të re marrëdhënieve strategjike me Shqipërinë. Investimet italiane arrijnë rreth 1 miliard euro, ndërsa pritet të krijohen 600 deri në 700 vende të reja pune.

Ambasadori vlerësoi se forcimi i lidhjeve ekonomike ndihmon rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai përmendi sektorë të rinj ku Italia synon të zgjerojë praninë, si inteligjenca artificiale, sektori digjital dhe industria e mbrojtjes.

Alberti nënvizoi se synimi i pranisë italiane është krijimi i mundësive që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri, të punojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

“Synimi ynë nëpërmjet pranisë tonë këtu është që të rinjtë apo fëmijët e sotëm, të cilët në të ardhmen do të jenë të rritur, të qëndrojnë në Korçë, të japin kontributin e tyre”, u shpreh ambasadori, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe të mundësive për punësim e zhvillim.

Gjithashtu, ai vuri në dukje se përfaqësuesit diplomatikë italianë po ndjekin me vëmendje protestat dhe zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se nuk është detyrë e një ambasadori të prononcohet mbi to.

“Ne i ndjekim me vëmendje protestat. Sigurisht që nuk i përket, nuk është detyrë e një ambasadori që përfaqëson një shtet të caktuar të shprehet apo të prononcohet për këtë. Ne jemi duke e ndjekur situatën dhe respektojmë çfarë ndodh”, tha Alberti.

Lidhur me çështjen e Vlora Hysenit, ambasadori deklaroi se ambasada merret me bashkëpunimin dypalësh dhe nuk mund të japë qëndrim mbi këtë temë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.