Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 85.45 ▼2.58%
ARI 4,220 ▲2.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,470 ▲ +0.73% ETH $1,667 ▲ +0.82% XRP $1.1355 ▲ +1.81% SOL $66.9200 ▲ +2.32%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 85.45 ▼2.58 % ARI 4,220 ▲2.57 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 85.45 ▼2.58 % ARI 4,220 ▲2.57 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Politika

Korrigjimi i kufijve, Shqipëria del kundër idesë së shkëmbimit të territoreve

Deklarata nënvizon gjithashtu se, ministri Bushati siguroi bashkëbiseduesit se shteti shqiptar do të vijojë të kërkojë nga Serbia për shqiptarët e Luginës, atë që atyre u takon.

Më tej, deklarata i referohet konkretisht dialogut Kosovë-Serbi. Në respekt të stilit diplomatik, Ministria e Jashtme në Tiranë vijon me mesazhet mes rreshtave, kur thekson se ministri Bushati ka nënvizuar rëndësinë e vijimit të këtij dialogu dhe “orientimit të tij në mënyrë efektive, në terma të qartë, pa ekuivok dhe të balancuar, për i përket zbatimit të plotë të marrëveshjeve dhe avancimin e proceseve integruese të Kosovës”.

Ky pasazh i deklaratës tregon se, Tirana preferon zbatimin e marrëveshjeve politike ekzistuese mes Prishtinës dhe Beogradit, pjesë e të cilave nuk është ndryshimi i kufijve.

Por, duket se të njëjtin mesazh kundër ndryshimit të kufirit dhe shkëmbimit të territoreve, Tirana e kishte shprehur edhe më parë, edhe më hapur, në një prononcim të ministrit Bushati gjatë një vizite në SHBA, në fund të korrikut të kaluar, i cili duket se ka kaluar pa u vënë re.

Bushati pyetet konkretisht mbi çështjen në Forumin e Këshillit Atlantik dhe del hapur kundër.

“Mendoj se kjo do të shkonte kundër frymës së të gjitha përpjekjeve të bëra në Ballkan gjatë 3 dekadave të fundit. Do të shkonte kundër frymës së Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare me vlerë ligjore. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, që të mos hapim kutinë e Pandorës për raste të tjera në rajon”, do të shprehej ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.