☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▲0.53%
DOW 52,363 ▲0%
NASDAQ 26,461 ▲1.11%
NAFTA 99.92 ▼1.81%
ARI 4,069 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,676 ▲ +0.6% ETH $2,347 ▲ +1.08% XRP $1.3250 ▲ +2.14% SOL $101.0700 ▲ +0.35%
S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,363 ▲0 % NASDAQ 26,461 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.77 % S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,363 ▲0 % NASDAQ 26,461 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosovë, dështon sërish seanca për Demarkacionin, shtyhet për ditën e mërkurë

Seanca e jashtëzakonshme fillimisht ishte parashikuar të mbahej një ditë më parë, por u shty për sot.
Me fillimin e seancës kanë marrë fjalën kryetarët e grupeve parlamentare, ku Glauk Konjufca ka kundërshtuar edhe një herë Demarkacionin, ndërsa Avdullah Hoti thotë se LDK-ja do ta votojnë. Kurse serbën nuk morën pjesë.
Por edhe në seancën e së premtes duket se nuk u arrit asnjë marrëveshje, duke e shtyrë serish seancën për ditën e mërkurë.

Aktualisht, Kuvendi po ballafaqohet me problematikën e vendimmarrjes, pasi nuk janë siguruar 80 votat e nevojshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Në fillim të seancës të së enjtes, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi deklarimin e grupeve parlamentare, duke ua bërë me dije deputetëve, se votimi mund të ndodhë vetëm në një rast dhe nëse dështon ratifikimi i marrëveshjes, Kosova do ta humbasë liberalizimin e vizave.

Të enjten, gjatë orëve të pasdites, partitë kanë zhvilluar konsultime intensive. Për ndërmjetësimin e arritjes së një marrëveshjeje, janë angazhuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, por në përfundim nuk ka pasur dakordësim të plotë.

Sidoqoftë, duket si një mision i pamundur sigurimi i 80 votave të nevojshme për miratimin e demarkacionit në një kohë kur Vetëvendosje, me 35 deputetë, dhe Lista Serbe me 10, kanë deklaruar votën kundër.

Demarkacioni është kushti që Bashkimi Europian i ka vendosur vendit për liberalizimin e vizave, ndërkohë që Kosova mbetet i vetmi shtet në Europë që ka ende një regjim vizash për lëvizjen në zonën “Schengen”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.