☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 79.84 ▲1.99%
ARI 4,000 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
₿ CRYPTO
BTC $63,161 ▼ -1.61% ETH $1,839 ▼ -2.64% XRP $1.0879 ▼ -1.82% SOL $74.8100 ▼ -1.86%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 79.84 ▲1.99 % ARI 4,000 ▲0.19 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 79.84 ▲1.99 % ARI 4,000 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
17 Jul 2026
Breaking
Kosova

Kosovë: Drejtësi selektive për deputetët në kërkim

johësit e sistemit të drejtësisë dhe ata të çështjeve të sigurisë konsiderojnë se për shkak të veprimeve të paligjshme, hedhje e gazit-lotsjellës në mjediset e Kuvendit të Kosovës, të gjithë deputetët që kanë flet-arrestime duhet të arrestohen dhe jo vetëm një.

Njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Naim Maloku, tha për Radion Evropa e Lirë, se sistemi i drejtësisë nuk ka vepruar drejt dhe nuk është treguar korrekt me të gjithë deputetët të cilët kanë fletë-arrestime.

“Përshtypja është e tillë që në disa raste drejtësia nuk do vetë të reagojë e në disa raste po. Kjo është selektive dhe imazh i keq për vendin. Nuk plotësohen standardet për të hyrë në Bashkimin Evropian më këtë mënyrë të reagimit të drejtësisë dhe me këtë mënyrë të ndarjes së drejtësisë. Sinqerisht organet e drejtësisë dhe të rendit duhet të mendojnë për imazhin e këtij shteti”, tha Maloku.

Zoti Maloku tha se edhe me herët, por edhe tani me zhvillimet e fundit në Kuvendit e Kosovës, është zbehur besimi në organet e drejtësisë.

Kjo sipas Malokut, nënkupton se vetëm ai person i cili nuk ka përkrahje duhet të përballet me ligjin.

“Selektivitet është të shikohet pika më e dobët dhe aty ku nuk ka rezistencë, te gjinia femërore. Nëse ka qenë puna të gazi lotsjellës [në Kuvendin e Kosovës] aty janë parë edhe të tjerët që kanë hedhur është parë në kamera në televizione. Pra, është një imazh i keq. Me rastin e deputetes Kadaj- Bujupi, janë treguar jo mirë”, tha Maloku.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar flet-arrestime ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës: Albin Kurtit, Albulena Haxhiut,Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit.

Deputetja Kadaj-Bujupi e cila është arrestuar më 18 nëntor, i është caktuarmasa e paraburgimit prej 30 ditësh, për shkak të veprimeve të paligjshme. hedhje e gazit lotsjellës në mjediset e Kuvendit të Kosovës.

Profesori i së drejtës penale në Universitetin e Prishtinës, Ismet Saliu, thotë se para ligjit janë të barabartë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Lidhur me flet-arrestimet për deputetët që kanë hedhur gazin lotsjellës në Kuvend, tha se nëse ka flet-arreste për ta, duhet të arrestohen.

“Ose duhet të arrestohen të gjithë ose të lirohet edhe kjo [deputetja Donika Kadaj- Bujupi] nuk shkon ajo punë në mënyrë selektive. Përndryshe politika e ka atë autoritet apo atë të drejtë për të vlerësuar se a është i volitshëm momenti, rrethanat, vendi, koha se kur duhet vepruar”, Salihu.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se “në rastin kur do të jetë momenti i reagimit të duhur, zyrtarët policorë do t’i ndërmarrin verimin e tyre për arrestimin e atyre deputeteve që kanë flet- arreste”.

Rreth 22 persona janë arrestuar, më shumë se 13 të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në protestën e 18 nëntorit organizuar nga partitë politike opozitare në Kosovë.

Partitë opozitare për gati dy muaj po pamundësojnë mbajtjen e seancave të Kuvendit, në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë në fund të muajit gusht, me të cilat marrëveshje thuhet se komunave me shumicë serbe u ofrohet një shkallë e gjerë autonomie.

Opozita kundërshton edhe marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.