☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 87.69 ▲3.91%
ARI 4,519 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,957 ▲ +11.59% ETH $2,283 ▲ +18.73% XRP $1.1947 ▲ +18.77% SOL $87.0400 ▲ +12.3%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.69 ▲3.91 % ARI 4,519 ▼0.58 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 87.69 ▲3.91 % ARI 4,519 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Kosovë-Mali i Zi arrijnë marrëveshje për Demarkacionin

 “Në 10-vjetorin e Pavarësisë, Kosova po arrin një progres të qenësishëm”, deklaroi Thaçi, duke e ilustruar këtë pohim me dokumentin që ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, një prej zërave më të ashpër kundër paktit në formën e tij të deritanishme. “Është jetike – u shpreh Thaçi, – që pakti të marrë ‘dritën jeshile’ në Kuvend”.

“Në këtë 10-vjetor të Pavarësisë, Kosova po shënon progres të rëndësishëm, që po përshëndetet nga të gjithë. Duke vlerësuar edhe vullnetin e mirë të shtetit të Malit të Zi dhe udhëheqësisë kosovare në 48 orët e fundit, si dhe përpjekjet tona për dy vite e gjysmë, unë si President i Kosovës dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç nxorëm një deklaratë të përbashkët, që të inkurajojmë Kuvendin e Kosovës të ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit. Me këtë përfundojmë detyrimin e fundit për liberalizimin e vizave, në lirinë e qytetarëve tanë”, tha Thaçi.

Nga postimi i Haradinajt në Facebook kuptohet se, marrëveshja e re vendos rishikimin e pjesës së ujdisë që lidhet me përcaktimin e kufijve të dy zonave problematike: Çakorrit dhe Zhlepit.

Ajo që zyrtarët kosovarë e quajnë “një aneksmarrëveshje”, i jep fund sipas Haradinajt një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë vendase dhe çel kapitullin e ri të lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Deklarata e përbashkët erdhi në përfundimin e vizitës dyditore të Markoviçit në Prishtinë, e cila duket shërbeu për të çtensionuar situatën, e këtu, sinjalin e parë e dha që të enjten kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me apelin e qartë për ratifikimin e Demarkacionit.

Në deklaratë thuhet se, “Republika e Kosovës do të procedojë në Kuvend dhe do të ofrojë të gjitha përpjekjet për ta ratifikuar marrëveshjen sipas nenit 12 të saj” dhe se “pas ratifikimit do të njoftojnë njëra-tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre ligjore përmes kanaleve diplomatike, e konstatohet se marrëveshja ka hyrë në fuqi që të formojë një grup të përbashkët pune për shënjimin e vijës kufitare”.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.