☁️
Tiranë 27°C · Vranët 10 June 2026
S&P 500 7,294 ▼1.26%
DOW 50,098 ▼1.52%
NASDAQ 25,270 ▼1.59%
NAFTA 91.47 ▲3.71%
ARI 4,130 ▼3.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,788 ▼ -0.01% ETH $1,626 ▼ -1.33% XRP $1.1075 ▼ -3.22% SOL $63.8500 ▼ -1.88%
S&P 500 7,294 ▼1.26 % DOW 50,098 ▼1.52 % NASDAQ 25,270 ▼1.59 % NAFTA 91.47 ▲3.71 % ARI 4,130 ▼3.65 % S&P 500 7,294 ▼1.26 % DOW 50,098 ▼1.52 % NASDAQ 25,270 ▼1.59 % NAFTA 91.47 ▲3.71 % ARI 4,130 ▼3.65 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

KPM paralajmëron shqyrtimin e mbylljes së “Debat Plus”, qasja konsiderohet skandaloze

Nënkryetarja e Komisionit të Pavarur të Mediave, Drita Morina ka propozuar mbylljen e emisionit “Debat Plus” me Ermal Pandurin.

Anëtarja e zgjedhur rishtazi në këtë pozitë me votat e Vetëvendosjes, propozimin e dha pikërisht pas një ankese nga një ministre e qeverisë Kurti, për një deklaratë të dhënë nga një kundërshtar politik.

Avokues të së drejtës së mediave, qasjen e KPM-së, po e konsiderojnë si të ndikuar nga pushteti, dhe me qëllim të qartë, heshtjen e zërave kundër tij.

Për herë të parë, në Komisionin e Pavarur të Mediave, u përmend mbyllja e një emisioni televiziv – Debat Plus me Ermal Pandurin, që është produkt i Televizionit Dukagjini.

Kjo ide i shkoi në mendje, e pastaj edhe e tha me zë e figurë, nënkryetarja së KPM-së, Drita Morina.

“Nëqoftëse raste të tilla përsëriten, unë kam kërkesë për propozim të komisionit.. emisionit të tillë.. kjo është hera e … për sa kohë jemi pjesë e KPM-së, deri në ndalimin e emisionit të tillë. Ky do të jetë propozimi im, por do jetë temë shqyrtimi në mbledhjen e radhës”, ka deklaruar Drita Morina, nënkryetare e KPM-së.

Propozimin e arsyetoi me deklaratat e dhëna nga mysafirët e emisionit, e jo qëndrimin editorial të tij apo televizionit.

Morina që u zgjodh anëtare e KPM-së, me votat e Vetëvendosjes në prill të këtij viti, për idenë, u nxit pikërisht pas një ankese nga anëtarja e Vetëvendosje, Artane Rizvanolli, për një deklaratë të Uran Ismailit, në emisionin e datës 5 qershor, ndonëse në studio ishte edhe Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër e nënkryetar i VV-së.

Propozimi i Morinës, nga juristja e medias, Flutura Kusari, po konsiderohet si skandaloz.

“Për herë të parë unë dëgjova në një mbledhje të KPM-së, mundësinë e mbylljes së Debat Plus, dhe mendoj se ishte një sinqeritet nga anëtarët, se çka ndodhë nëse KPM, vazhdon me agjendë të tillë”, ka theksuarFlutura Kusari, juriste e medias.

Si e papranueshme deklarata e Morinës po konsiderohet edhe nga Asociacioni i Gazetarëve.

“Kryetari Berisha, Nënkryetarja Morina, e anëtarët tjerë, e kanë treguar qëllimin që ti dënojnë mediat. Është e rrezikshme. Natyrisht që nuk mund t’i mbyllin mediat, në vitin 2026”, ka deklaruar Xhemajl Rexha, Kryetar i Asociacionit të Gazetarëve.

Krahas këtij propozimi, KPM në mbledhjen e së mërkurës, i sanksionoi katër televizione me vërejtje.

Televizioni Dukagjini, pikërisht për ankesën e Artane Rizvanollit, në raport me deklaratën e Uran Ismailit.

Pastaj, Kanal 10, Teve1 dhe Syri Vizion, poashtu u sanksionuan me vërejtje, për transmetim të deklaratave të kryetarëve të komunave, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Pro secilit nga propozimet, votuan të gjithë anëtarët që ishin të pranishëm

Edhe këtë pjesë të mbledhjes, e monitoroi juristja e medias, Kusari, e cila pa hezitim, vlerëson që vendimet e komisionit ishin të varura, dhe me qëllim të qartë – mbylljen e mediave.

“Sot e monitorova komisionin e varur kundër mediave. Jam e alarmuar me çka kam pa sot. Anëtarët nuk e patën guximin me i përmend emrat e politikanëve që janë anku në komision. U trajtuan raste pa e ditë çka bëhet fjalë. Ishte tentim me i eduku moderatorët. Luajtën rolin e gjykatësit. Qëllimi i tyre është që deri në fund të vitit me i mbyllë mediat që janë kundër Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes”, ka theksuar Kusari.

Bordi i KPM-së përfshirë kryetarin Besnik Berisha, e nënkryetarja Morina, ishte zgjedhur në seancën e vonë të Kuvendit më 24 prill 2026, me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.