☁️
Tiranë 21°C · Vranët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,261 ▲ +0.12% ETH $2,524 ▲ +0.07% XRP $1.3640 ▲ +0.69% SOL $101.6100 ▼ -0.58%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Krifca: Agroturizmet shqiptare në revistën prestigjioze amerikane “Travel + Leisure USA”

Revistat prestigjoze ndërkombëtare kanë kthyer në kryefjalë  zhvillimin e agroturizmeve në Shqipëri, si modelet e ofertës turistike që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, “agroturizëm Huqi, Agroturizëm “Gjepali”, “Mrizi i Zanave”, “Mullixhiu”, Restorant “Bardhi”, janë disa nga sipërmarrjet që zënë vend në revistën prestigjoze amerikane “Travel + Leisure USA”, që e citon agroturizmin në Shqipëri si “një lëvizje e udhëhequr nga sipërmarrës novatorë dhe shefa të kuzhinës që po jetësojnë ndjenjën e krenarisë kombëtare dhe përkatësisë përmes punës së tyre me ushqimin”.

“Zhvillimi i agroturizmit në Shqipëri prezanton vizionin tonë për të ofruar mozaik unik destinacionesh në Mesdhe”, tha Krifca.

“Travel + Leisure” pasqyron eksperiencën unike që ofron agroturizmi shqiptar me historitë e ruajtura ndër breza, mikpritjen, prodhimet e tokës së fermerëve, gatimet tradicionale të sjella në ditët e sotme me risi, shërbimi i përkryer, ndërtesat origjinale dhe akomodimi cilësor dhe sigurisht vera shqiptare që lë mbresa.

Pozita gjeografike e Shqipërisë, një udhëkryq mes lindjes e perëndimit, që në lashtësi ka pasuruar kulturën kulinare të vendit dhe po tërheq sot gjithmonë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota.

E.Xhajanka

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.