☁️
Tiranë 29°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,675 ▲1.1%
DOW 52,612 ▲1.05%
NASDAQ 26,416 ▲1.28%
NAFTA 99.49 ▼2.92%
ARI 4,410 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $78,000 ▲ +1.16% ETH $2,575 ▲ +5.51% XRP $1.3827 ▲ +2.04% SOL $102.1900 ▲ +2.6%
S&P 500 7,675 ▲1.1 % DOW 52,612 ▲1.05 % NASDAQ 26,416 ▲1.28 % NAFTA 99.49 ▼2.92 % ARI 4,410 ▲0.06 % S&P 500 7,675 ▲1.1 % DOW 52,612 ▲1.05 % NASDAQ 26,416 ▲1.28 % NAFTA 99.49 ▼2.92 % ARI 4,410 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Kriza sjell bizneset italiane në Shqipëri, numri i tyre u rrit me 19% më 2014

ItaliNë vitin 2014 ndërmarrjet e huaja që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë u shtuan me 12,6 %. Sipas të dhënave të INSTAT 591 kompani të reja me kapital të tërësisht të huaj, por edhe në bashkëpunim me bizneset vendase janë hapur vitin që shkoi. Shteti që kryeson hapjen e bizneseve të reja në vendin tonë është Italia. Të dhënat tregojnë se, numri i kompanive italiane në vitin 2014 u rrit më 19 për qind në krahasim me 2013, ku rreth 364 ndërmarrje italiane kanë hapur aktivitetin e tyre rishtas në vendin tonë.

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta zënë rreth 4,7 % të ndërmarrjeve gjithsej për vitin 2014. Pronarët apo bashkëpronarët e huaj më së shumti janë italianë, me 43,2 %. Edhe gjatë viteve të mëparshme, pronarët dhe bashkë- pronarët nga Italia kanë qenë mbizotërues. Të përfshirë në një krizë të zgjatur ekonomike shumë biznese italiane po e shohin Shqipërinë si një mundësi të mirë për transferimin e aktiviteteve të tyre të biznesit, kryesisht për shkak të kostove të lira të punës dhe afërsisë gjeografike.

Siç mësohet nga të njëjtat burim numri më i madh i ndërmarrjeve italiane ka është i përqendruar në prodhimin tekstileve dhe këpucëve. Kjo u pa edhe në rritjen e eksportit të këtij sektori të cilat vitin që shkoi pësuan një rritje me mbi 25 %. Gjithashtu shihet një prani në rritje e bizneseve greke, edhe pse në vlera me modeste. Bizneset greke vijnë të dytat për nga numri i kompanive në tregun shqiptar. Gjatë vitit që shkoi prania e bizneseve greke u shtua edhe me 24 kompani të tjera.

monitor_ndermarrjet e huaja ne Shqiperi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.