☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.06 ▼0.56%
ARI 4,654 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,716 ▲ +1.12% ETH $2,496 ▲ +0.1% XRP $1.4205 ▲ +0.98% SOL $106.6800 ▲ +5.29%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.06 ▼0.56 % ARI 4,654 ▼0.22 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.06 ▼0.56 % ARI 4,654 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Politika

Kryenegociatori Mazi: Po punohet fort për konferencën e parë ndërqeveritare me BE brenda këtij 6-mujori

Kryenegociatori Zef Mazi tha sot se “jemi para vendimeve shumë të rëndësishme të unionit, ku ndër të tjera është edhe Konferenca e parë Ndërqeveritare. Po punohet fort si nga Shqipëria dhe vendet e BE-së që të mbyllet me pozitivitet mundësisht brenda këtij 6-mujori të Presidencës portugeze”.

Në një konferencë për shtyp me Ministren e Austrisë për Europën dhe Kushtetutën Karoline Edtstadler dhe ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Mazi tha se “me ministren diskutuam shumë edhe për reformën paketë në sistemin e drejtësisë”.

“I përcillini qeverisë suaj dhe kolegëve në Këshillin Europian vendosmërinë e Shqipërisë të vijojë e pandalshme me të njëjtin hap në rrugën e reformave”, iu drejtua Mazi ministres austriake.

Ndërsa ministrja Spiropali tha se “Republika e Austrisë dhe posaçërisht ministrja është mbështetëse madhe e këtij procesi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për gjithë Ballkanin Perëndimor. Austria ka luajtur një rol kyç si një njohëse shumë e mirë e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë, por edhe njohëse e thellë e reformave dhe proceseve që kanë ndodhur këtu”.

“Është inkurajuese është e dyta vizitë e ministres brenda pak kohësh edhe në kohë të vështira si këto të pandemisë që po i lëmë pas. Kjo mbështetje, kjo  punë e madhe , ky koordinim që është bërë do të sjellë një rezultat pozitiv për Shqipërinë në vendimin e majit dhe qershorit. Brenda këtij viti jo vetëm korniza negociuese që nga Shqipëria është kryer si detyrë, por edhe vendimi i BE-së për kredibilitetin e institucioneve dhe të marrëdhënieve besoj do shkojë në vend dhe besoj se Shqipëria do të marrë vendimin e merituar”, – nënvizoi Spiropali.

Ministrja Spiropali u shpreh se “folëm edhe për reformat e kaluara në parlament sepse është ministrja përgjegjëse për Parlamentin dhe Kushtetutën, për punën që kemi bërë për ligjet e reformës në drejtësi, për faktin që të gjitha institucionet e qeverisjes së drejtësisë së re janë funksionale, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, dhe puna e madhe që ëhstë bërë me Vetingun dhe pastrimin e sistemit të drejtësisë nga korrupsioni që vlerësohet posaçërisht nga ministrja dhe Republika e Austrisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.