🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.41 ▲2.33%
ARI 4,109 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,535 ▼ -0.32% ETH $2,433 ▼ -0.36% XRP $1.3416 ▲ +0.53% SOL $104.6400 ▼ -1.33%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.41 ▲2.33 % ARI 4,109 ▼0.99 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.41 ▲2.33 % ARI 4,109 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri është detyrë kombëtare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Pas takimit, Kurti theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë në nivel të shkëlqyeshëm dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve është i domosdoshëm.

“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, janë marrëdhënie të dy shteteve të të njëjtit komb”, ka deklaruar ai.

Sipas Kurtit, bashkërendimi dhe bashkëveprimi ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës nuk duhet parë si zgjedhje politike, por si obligim kombëtar.

“Andaj, bashkërendimi dhe bashkëveprimi nuk është zgjedhje por detyrë kombëtare”, është shprehur Kurti.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit me Hoxhën është diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe për proceset integruese të dy vendeve.

“Krahas marrëdhënieve bilaterale, me ministrin Hoxha biseduam për bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar, sikurse edhe për integrimin euro-atlantik të vendeve tona”, ka thënë Kurti.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së parë zyrtare të ministrit Hoxha në Kosovë pas marrjes së detyrës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.