Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 18 June 2026
S&P 500 7,491 ▲0.96%
DOW 51,720 ▲0.44%
NASDAQ 26,365 ▲1.32%
NAFTA 73.28 ▼3.59%
ARI 4,266 ▼2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,590 ▼ -2.43% ETH $1,732 ▼ -1.39% XRP $1.1560 ▼ -3.41% SOL $70.6700 ▼ -2.55%
S&P 500 7,491 ▲0.96 % DOW 51,720 ▲0.44 % NASDAQ 26,365 ▲1.32 % NAFTA 73.28 ▼3.59 % ARI 4,266 ▼2.62 % S&P 500 7,491 ▲0.96 % DOW 51,720 ▲0.44 % NASDAQ 26,365 ▲1.32 % NAFTA 73.28 ▼3.59 % ARI 4,266 ▼2.62 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Kuvend, Blushi: Falja e borxheve, ligj elektoral. Replika me PS

Në seancën e sotme plenare, kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi ka akuzuar qeverinë se me ligjin për faljen e borxheve ka qëllime elektorale në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit.

“Me këtë ligj qeveria po i fshin borxhet e “Bankers” në prag të fushatës elektorale. Organet tatimore, me ligj, po fitojnë të drejtën të vendosin kujt i fshihet e kujt i shuhet borxhi. Këto organe do të shkojnë në fushatë dhe do thotë ‘ti je votuesi im, po ta fshi dhe po ta shuaj borxhin’, ‘ti nuk je votuesi im, nuk ta fshi e as ta shuaj borxhin’. Kjo qeveri favorizon 300 vetë në kurriz të 3 milionë njerëzve”, ka thënë Blushi.

Më tej, ish-deputeti socialist ka ironizuar vizitën e kryeministrit Rama në Francë dhe medaljen e Legjonit të Nderit që iu akordua atij. “Këtu je në legjionin e turpit me Mark Frrokun, Arben Ndokën, Elvis Roshin e të tjerë”, ka thënë Blushi.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili i ka bërë thirrje ish-kolegut të tij që të bëjë kujdes kur flet për partnerët strategjikë të vendit. “Me partnerët strategjikë duhet të jemi të kujdesshëm, sepse nuk jemi si yzmetqarët e çadrës”, ka thënë Bushati.

“I referohem faktit që për herë të parë në historinë e Shqipërisë kemi një partneritet strategjik me një vend siç është Franca, vend anëtar i Këshillit të Sigurimit, me fuqi nukleare dhe që është përfshirë në çlirimin e Kosovës nga gjenocidi serb. Ndaj them se do të ishte mirë ta linim skepticizmin”, ka thënë Bushati, duke iu drejtuar Blushit.

Edhe ministrja e Mbrojtjes ka reaguar ndaj deklaratës së Blushit. “Është për të ardhur keq që ne të ironizojmë medaljen e Legjonit të Nderit që mori kryeministri në Francë, ku e cilësuan kryeministri më i mirë i Shqipërisë dhe piktori më i mirë francez, edhe pse është shqiptar”, ka thënë Kodheli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.