☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 12 June 2026
S&P 500 7,433 ▲0.52%
DOW 51,260 ▲0.81%
NASDAQ 25,903 ▲0.36%
NAFTA 84.36 ▼3.82%
ARI 4,240 ▲3.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,714 ▲ +0.39% ETH $1,669 ▼ -0.77% XRP $1.1325 ▼ -0.36% SOL $67.1200 ▲ +0.63%
S&P 500 7,433 ▲0.52 % DOW 51,260 ▲0.81 % NASDAQ 25,903 ▲0.36 % NAFTA 84.36 ▼3.82 % ARI 4,240 ▲3.07 % S&P 500 7,433 ▲0.52 % DOW 51,260 ▲0.81 % NASDAQ 25,903 ▲0.36 % NAFTA 84.36 ▼3.82 % ARI 4,240 ▲3.07 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Opinion

Kuvendi i errësirës

Nga Irena Beqiraj

Kur Helena Kaçe e Partisë Socialiste tejkaloi Lenka Cukon e Partisë së Punës duke thënë që:

“E meta e vetme e Edi Ramës është që bën aq shumë për Shqipërinë sa nuk bën për veten e tij ” – u talla duke shkruar :

“Lenë moj të qaftë jot’ëmë

mendtë për darkë i kishe ngrenë? “

Por fatkeqësisht Lena nuk është e vetme. Ajo paskërka shumë shokë. Madje mendërisht më rëndë se ajo. Një tjetër i ri si “gjemb i krasitur keq ” duke u çjerrë e quante veten petal i trëndafilit socialist.

E teksa shikon videot e shkurtra që kanë pushtuar rrjetin, kupton se janë bërë shumë, të rinj servilë, të pa artikuluar, të paaftë për të menduar, megallomanë që flasin përçart.

Teksa i dëgjon shpresa vdes, trishtimi të mbërthen, rrënimi duket me afër se kurrë. Të rinjtë e asaj salle të kujtojnë studentët e Eksperimentit të Burgut të Stanfordit, i cili tregoi sesi sjelljet e të rinjve mund te ndryshojnë në mënyrë të pandërgjegjshme. Studentë të shëndetshëm mendërisht dhe në dukje me prirje të mirë, u trasformuan tërësisht kur morën rolet e të burgosurve dhe rojeve. Eksperimenti tregoi se mizoria e studentëve-roje u bë aq ekstreme, saqë shumë pësuan dëmtime mendore, aq sa Zimbardo duhej ta anulonte eksperimentin.

Por për fatin e tyre të keq, të rinjtë në atë sallë nuk janë pjesë e ndonjë eksperimenti sociologjie, ata janë pre e një srategjie afatgjatë e cila në mënyrë më graduale dhe delikate, i rekruton, i përdor për t’i hedhur më pas në humnerën e dështimit duke bërë kontigjent të ndëshkimit këdo që pranon të keqen si normë edhe i konsideron antivlerat vlera.

Ingranazhet e varfërisë, injorancës, mungesës së mundësive dhe vetëvlerësimi pa arritur asgjë, janë bashkuar për të krijuar një lloj makinerie të përhershme dështimi që po bluan aftësitë tona kritike nga brezi në brez.

Nën thundrën e këtij mekanizmi, rinia po humbet aftësinë për të vendosur axhendat e saj, ose për të vënë në dyshim ata që janë në pushtet; është e paaftë për të dalluar çfarë është mirë apo e vërtetë .

Ajo operon në një sistem shpërblimesh dhe ndëshkimesh i cili krijon ndjenjën e pafuqisë, frikës dhe varësisë. Sjellja dhe qëndrimet e tyre riformatohen brenda një sistemi të mbyllur logjike.

Pothuajse në çdo akt të jetës së përditshme, si në sferën politike, ekonomike dhe shoqërore, sjellja po formësohet nga një model i qeverisjejes pa ndërgjegje , i cili i trajton qytetarët si statistika, si njësi ekonomike pa fytyra, të gatshme për t’u blerë, shitur, shkëmbyer, tregtuar dhe gjurmuar.

E pra rinia që ishte mbledhur në atë sallë kishte pushuar së menduari për veten. Dukej qartazi se e ardhmja e këtij kombi është një popullsi që udhëhiqet lehtësisht, manipulohet lehtësisht dhe kontrollohet lehtësisht përmes propagandës, shpëlarjes së trurit, kontrollit të mendjes ose thjesht nxitjes së frikës dhe pamundësisë. Pa u venë re, një brez i tërë ka rrëshqitur në erresirë.

Ndaj ai ishte thjesht “Kuvendi i Errësirës” !

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.